Sherr në mes të ish bllokut, plagoset i riu nga Kamza

Elton Tafaruci

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur afër zonës së Bllokut në Tiranë. Burime nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’, se i plagosur ka mbetur Halim Hysa, i cili jeton në Kamëz. Të njëjtat burime theksuan se Hysa (FOTO) ishte i shoqëruar me një të njohurin e tij në momentin që është qëlluar me thikë në brinjë.

Fill pas ngjarjes, i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes, ndërsa po punon për kapjen e tij. Sakaq, dyshohet se konflikti mes palëve ka ndodhur nën ndikimin e alkoolit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *