I nderuar lexues!
Ahmet Kurt Pasha ishte sunduesi më jetëgjatë i pashallëkut të Beratit (1763- 1787) dhe më i famshmi, që u bë ndër sunduesit më të fuqishëm të Portës së Lartë në Jugun e Shqipërisë. Kurt Pasha si feudal energjik dhe dinak, i dha jetë tregtisë dhe zhvillimit të qytetit dhe rrethinave, pa i dalë asnjëherë ndesh sulltanit. Ishin trupat e tij ato që arrestuan kaçakun e ri Ali Tepelena, të cilit Kurti i fali jetën dhe e mori në shërbim të tij. Më vdekjen e tij në 1787, Berati ra në dorë të Ibrahim Pashë Vlorës.

Gjeneral Ahmet Kurt ishte sundimtari me jetgjate i Perandorise Osmane ne Berat. Ky percaktim, i perkthyer ne ndjenjat shqipe do te thote se: gjenerali (pashai) Ahmet Kurt ishte sundimtari qe ia qiu nenen dhe baben deri ne rreze te rrezave popullit te Bretatit. Se Ahmet Kurti ishte nje joshqiptar, latifondist me von, i derguar nga Sulltanati Osman per shdukjen e identitetit te popullit shqiptar etj., et., etj.,.
Dhe e nderuar gazeta “DITA” i ben homazhe ketij katili osmanlli, duke lene ne harrese, padashje, heronje e vertete shqiptare per Shqiperi. Heroizma – pa Ahmet Kurtin, Sali Berishen, Nanon, Meten, Ramen edhe karvanin e qeneve qe i ndjek nga pas – eshte kenga me e gjate dhe me e bukur e kombit tone heroik.
Shkruani per bijte e nenave shqiptare, dhe jo per pashallaret ose gjeneralet pakistaneze, iranianet, siriane, libianeze, jordaneze etj. qe u derguan nga Sulltanet per shpartallimin e kombit shqiptar. Nje pjese e ketyre pashallareve qe mbeten ne Shqiperi ishin, me von, pikerisht ata monstra qe penguan pavaresine e Shqiperise; qe deshtuan qeverine e Durresit te frymezuar dhe mbeshtetur materialisht nga emigracioni shqiptar ne Amerike; qe rrezuan qeverine e Fan Nolit, etj., etj.
O e mira gazeta “DITA” gjeni per redaktore dhe gazetare, ne forma te ndryshme te tregut te lire ekonomik, ato burra e gra qe e dine dhe njohin Shqiperine shqiptarisht. Dhe keshtu ndihmesa tuaj e mire, kombetare, do te lartesohet me dukshem, me bukur, me bindshem … . Beheni kete, sepse rinia di ato qe ajo di e qe mund te dije, e nuk ka faj qe shume gjera nuk i di, sepse objektivisht ajo aq di. Peshku sado ndryshem ta shesesh nuk behet mish vici. Prandaj edhe tabela e dyqanit shkruan: Mish – Peshk.
Kjo devize,(uniforme),ne qarqet e larta te ushtrise dhe administrates osmane nuk ka egzistuar ne kohen e Kurt Pashes,eshte 70 vjet me e vone.Prandaj shihni mos keni nderruar portretin!!!
Potreti nuk eshte i Ahmet Kurtit, nuk ka te bej me te. Persa i perkete fshatarit pafshat, Kurti Pashai vjen nga fshati Ngurzaj ne myzeqe, perpara se te behej pasha i Beratit titulli i tij ishte Ahmet Kurti Beu i Ngurzes. Ismail pashe Velibishti lidhi krushqi me familjen Kurti, ja se si u be pasha i Beratit. Dhe nuk vinte nga Siria, apo Afghanistani, Irani etj. etj. Ka luftuar porten e larte per tu shkeputur nga ajo per dy vitet e fundit, deri kur vdiq ne 1787 i helmuar nga mjeku i tij me urdher te portes se larte.
Nuk ka asnjeri ne Berat qe nuk flet mire per perjudhen e Ahmet Kurt Pashes qe i solli zhvillim nje qyteti te vogel duke e trasformuar ne nje qender tregtie kryesore ne ate perjudhe. Dhe ta krahasosh me Berishen, Nanon, Ramen, apo ndonje tjeter eshte krim qe i behet historise se Beratit. Ti flet me shume lendim per dhe me fjale te renda per nje personazh historik qe ne qarkun e tij e rrespektojne dhe e vleresojne per ate qe ka bere. Pa dyshim ka bere edhe gjera jo njerezore armiqeve te tij, por po flasim per nje perjudhe ku po nuk i shkele, armiqte e tu te shkelin dhe te marrin gjithcka, ashtu sic i ndodhi. Ka luftuar per pavaresine e dhe bashkimin e shqiperise, luftonte kundra pashallekeve fqinje qe nuk donin ti kunderviheshin portes se larte.
Ahmet Kurt Pasha ka sjell zhvillim ne qytetin e Beratit dhe zonat perreth.Ai ka bere ura,biblioteka,xhamia .Ka ndihmuar popullin duke krijuar paqe mes myslimaneve e te krishtereve etj etj.Per fat te Keq ne si popull i ‘vrasim” njerezit e mire.Nese dikush do te shkruaje per shqiptare te tjere eshte i lire ta beje .Edhe sikur te ishte jo me origjine shqiptare le te gjukojme mai fakte e ngjarje e jo me pasione qe na erresojne syte.Une jam stermbese e tij dhe jam shqiptare.
Prsh.Mimoze!A ka egzistuar,apo ka edhe sot,ndonji ure me emrin e Kurt Pasha e ku ndodhet.Ju faleminderit!
Pershendetje Fatos. Une jam kusherira e Mimozes dhe stermbese e Ahmet Kurt Pashes. Me behet qejfi qe je i ineresuar per urat qe ka ndertuar i famshmi stergjyshi jone, qe fatkeqesisht u mohuan nga regjimi totalitar komunist i enver hoxhes, ashtu siç eshte transformuar e mohuar historia e vertete e Shqiperise ne menyre qe ti sherbente hordhive komuniste.
Keto jane disa nga ndertimet qe ka bere i nderuari stergjyshi im Ahmet Kurt Pasha.
Ndërtime monumentale që i rezistuan shekujve
Shumë ndërtime inxhinerike që i rezistuan kohës janë frut i mendimit dhe angazhimit konkret të familjes së Ahmet Kurt Pashës nga familja e Ngurzajve. Kështu ai ndërtoi dhe vuri në përdorim urën Kuçit dhe të Goricës në Berat.
Ura e Goricës sot është vepër arti dhe mban statusin e Monumentit të Kulturës si trashëgimi kulturore.
Është për të ardhur keq që në këtë urë nuk ka një pllakë ku të thuhet se kjo urë u ndërtua në kohën e Kurt pashës, kur sot pse dikush lyen një ndërtesë apo vë një dritare në një ndërtesë ekzistuese, me vrap shikon vendosjen e një pllake me mbishkrim se “u rikonstruktua nga X apo Y fondacion”.
Mendoj se vendosja e një pllake të tillë do t’ia shtonte me shumë vlerat urës si Monument Kulture.
Por Kurt pasha ka ndërtuar ura dhe në Fier. E bija e Kurt pashës, Merjemja i kërkoi pashait të ndërtojë një urë mbi lumin Gjanica. Kështu më 1777, Kurt Pasha ndërtoi urën me harqe të lumit Gjanica në Fier pranë Kishës së Shën Gjergjit, e cila u hodh në erë në pasditen e 15 tetorit 1944 nga gjermanët.
Një urë me gurë ka qenë dhe në Sukun nr. 2, që lidhte rrugën e vjetër me Beratin. Edhe kjo ka qenë e ndërtuar po nga Kurt Pasha. Por pashai ka dhe një meritë tjetër. Ai përkrahu, nxiti dhe mbështeti peshkopët myzeqarë bubullimas, veçanërisht Joasafin e parë për ndërtimin dhe rikonstruksionin me element arkitekturor vendas të shumë kishave në Myzeqe.
Ai kishte një ndjenjë të theksuar patriotizmi për vendin dhe kryeheroin shqiptar, Gjergj Kastriotin, Skenderbenë. Është kjo arsyeja që shumë kisha që u shuguruan në kohën e tij morën emrin Shën Gjergji, siç ishte kisha e Shën Marinës në Fier, në Libofshë e gjetkë.
Pershendetje Ilir!
I ke dhene pergjigjen e duhur fshatarit pafshat.
Une jam stermbese e Ahmet Kurt Pashes, ashtu si dhe Mimoza, te cilen e kam vajze teze.
Nuk dua te bej replike me njerez anonime, qe kane frike te veteprononsohen dhe kjo eshte pasoje e komunizmit qe ja shpelau trurin shqiptareve si puna e fshatarit pafshat. Fatkeqesi e madhe qe dhe sot njerzit akoma nuk jane ndergjegjesuar.
Respekt per Ju,
Elida