Juani kinez në tregjet e këmbimit

Elton Tafaruci

Biznesi shqiptarë që kryen shkëmbime tregtare me Kinën, do të mund të përdori monedhën kineze Juan, në operacionet tregtare me këtë vend, që është shndërruar në partnerin e tretë më të madh tregtar të Shqipërisë, pas Italisë dhe Gjermanisë.

Ekspertë bankar, bëjnë të ditur se,  zyrtarizimi i monedhës kineze si pjesë e shportës SDR (monedha që përdor FMN), nga 1 tetori 2016, pritet të ketë efekte të rëndësishme jo vetëm në sistemin financiar global, por edhe atë shqiptare.

Sipas tyre, për këtë arsye bankat e nivelit të dytë në vend po shohin mundësinë e krijimit të infrastrukturës së pagesave me këtë monedhë, në mënyrë që bizneset shqiptare të kenë të gjitha mundësitë në shkëmbimet me Kinën.

Ekspertet gjykojnë se Juani, duke qenë pjesë e SDR-së, do të ketë edhe një lloj ndikimi lidhur me kostot e SDR-së në proçet e huamarrjes, por edhe me riinvestimet e rezervave valutore bazuar në peshën specifike që ka çdo  monedhë e shportës.

Para pak muajsh Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pranoi valutë në shportën e saj referencë edhe monedhën kineze Juan, që t’i bashkohet valutave dollarë, euro, paund dhe jen. Kjo iniciative vleresojnë ekspertët, shënon një hop cilësorë në integrimin e Kinës në financat globale. 

Share This Article
1 Comment
  • Partneri kryesor nderkombetar I Shqiperise eshte Greqia.Ne korrik 2016 eksportet e Greqise ne Shqiperi u rriten 18%krahasuer me nje vit me pare,me Kinen 10,4%,,me Gjermanine 1%,ndersa pati renie me Suedine 24,5%,me Turqine 17,1%,me Italine 6,9%.Produktet greke zene vendin e pare te importeve te Shqiperise.Ju lutem botoni komentin tim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *