Nuk kthehet i dënuari, pezullohet drejtori i burgut të Peqinit

anazapta

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, pas thyerjes së lejes nga një prej të burgosurve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar drejtorin e burgut te Peqinit, Sajmir Hasalla, një ditë pasi i dënuari me 10 vjet, Romeo Rustemaj, theu lejen e dhënë dhe nuk u kthye më në vendin e vuajtjes së dënimit. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, që të dënuarit thyejnë lejen. Kjo situatë ka vënë në alarm Drejtorinë e Burgjeve e cila pritet të zhvillojë një mbledhje urgjente në orën 13:30, me të gjithë drejtuesit në rrethe.

Romeo Rustemaj, nga Selenica e Vlorës, vuante dënimin me 10 vjet burg për plagosjen e tre personave me granatë. Rustemajt i është dhënë leje më 7 maj 2013 dhe duhet të kthehej më datë 12 maj para orës 15:00. Por ai nuk është kthyer në afatin e dhënë, çka bëri që Drejtoria e burgut të Peqinit të sinjalizonte policinë për shpalljen në kërkim të të dënuarit. Siç mësohet, Rustemajt i kishte mbetur për të vuajtur edhe gjysma e dënimit.

Tashmë Rustemaj është në kërkim policor.

 

Share This Article
1 Comment
  • E bukur kjo ! Ky zotëria, sipas ligjit, duhet të bënte 3/4 e dënimit që të merrte leje !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *