Foto/ Vdes Shimon Peres, Rama: “Rest in peace, Mr.President”

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Fb një mesazh nderimi pas vdekjes për ish-Presidentin e Izraelit, Shimon Peres, që  ndërroi jetë sot në moshën 93-vjeçare:

“Rest in PEACE Mr.President!

Fati e desh që të bëheshim miq dhe kjo e bën edhe më të ndjeshëm për mua, trishtimin që ka sot, çdokush që do PAQEN apo përpiqet për PAQEN në këtë botë, prej të cilës u nda njeriu i madh i Izraelit mik, Çmimi Nobël për Paqen, burrështetasi i shquar, Shimon Peres.”

Rama pati rastin ta takojë Shikom Peres gjatë vizitës së tij në Izrael, dhjetorin e vitit 2015.

Rama e përshkroi takimin që pati me Peres në Izrael, atë ditë, me fjalët:

“Shimon Peres, takim me një mit. Vizita në Izrael u mbyll mbrëmë me takimin e paharrueshëm me presidentin e 9-të të Izraelit dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, Shimon Peres, i cili i rezervoi një mikpritje të posaçme delegacionit shqiptar dhe një përfaqësie të komunitetit shqiptaro-hebre.

Gjatë takimit shumë miqësor, nobelistit i’u dorëzua Medalja e Mirënjohjes së Kryeministrit të Shqipërisë, për shembullin e tij frymëzues si artizan i paqes; për modelin e guximit politik, qytetar dhe njerëzor në rrugën e ëndrrave të mëdha; për respektin dhe miqësinë e shprehur botërisht ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

Share This Article
2 Comments
  • Respekt e ndjenje per figura te tilla boterore qe si vijne me kesaj toke!Se dyti do te doja te theksoja se ndoshta kryeministrin tone e ndikon ndopak edhe mbiemri i tij (shqiponje) qe e afron e takuar me te!Mbiemri i tij eshte Perski.Le te perulemi te gjithe perpara ketyre figurave boterore.

  • NJE KRIMINEL ME PAK.

    DO TE MBAHET MEND PER THENIEN,

    “KUR TANKET IZRAELITE MESYJNE MBI MUSLIMANET CIVILE NE GAZA, ZEMRA IME SHKON NE EKSTAZE”.

    NUK THUA DOT JUA BERI MIRE HITLERI, POR DICKA TE NGJAJSHME KENI HAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *