Replika / Gjeras, i ke borxhe Enverit!

redaktor

 

DEBATI në DITA / Përkthyesi “guxon të vlerësojë” Enver Hoxhën e të thotë, pas dekadash, se “kam përshtypjen që Enver Hoxha nuk kishte arritur dot të kuptonte thellë procesin e ndërtimit komunist në Bashkimin Sovjetik” e po kështu “as karakterin e popullit rus”!

 

Nga Muharrem Xhafa*

 

Pas botimit të shkrimit tim, më 25 shtator, në gazetën “Dita”, një dashamirës më thotë që të përgatitesha për të përballuar edhe sulmet! I thashë se jam gati të përballem me cilindo. Se në shkrimet e mia polemike, unë nuk fyej, po shpalos mendimet që kam, sjell për to fakte e argumente dhe bëj kujdes të jem i kulturuar. Dhe me profesor Gjerasin kështu kam vepruar! Kam lexuar në gazetën “Dita” ndonjë SMS, ku shkrues të ndryshëm nuk kanë qenë të një mendimi me mua (dhe as që mund të jenë), çka është pritshme e normale. S’ka rëndësi a janë pak apo shumë, po nuk mohoj që prej disa SMS-ve kam përfituar. Unë e kuptoj polemikën në media si ballafaqim idesh, mendimesh, argumentesh, zgjidhjesh e rrugëzgjidhjesh, po jo si garë sharjesh e denigrimesh, ndonëse  s’është lehtë t’i shmangesh gjithnjë kësaj.

Bëra këtë sqarim, për të dalë në një intervistë të zotit Frederik Gjerasi (23 shtator 2016) dhënë gazetarit të njohur Xhevdet Shehu. Gjerasi në atë intervistë u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve të gazetarit, me të cilat mbron mendimet e qëndrimet e tij shprehur në pjesët e librit të tij të botuara në “Dita”.

Që zoti Gjerazi këmbëngul në intervistë në mbrojtje të mendimeve e të qëndrimeve të veta, kjo çështje i përket atij, po nuk do parë si “deshi e foli”, mbasi është edhe ana tjetër: Përse “ka heshtur” dekada në pushtetin popullor dhe në vitet e pluralizmit?

Për “heshtjen” e tij, Gjerasi sjell në intervistë disa “shkaqe”! Në “monizëm”, thote ai, nuk mund të shkruante “gjithçka mendonte”! Po e pranojmë që nuk mund të shkruante “gjithçka mendonte”, po që një gjë “të vetme” për ndeshjen e madhe midis PK të BS e Partisë së Punës të Shqipërisë, Hrushovit e Enver Hoxhës, pas përmbysjes së socializmit, a mund ta shkruante? Them që po, madje pa i hyrë asnjë “gjemb në këmbë”! Thotë se nuk ka shkruar, për arsye se mosmarrëveshjet midis sovjetikëve e shqiptarëve ishin “grindje e sherre”;  se kishte qenë i mërzitur e në depresion; se kishte ndjerë thellë dhe ishte i rebeluar për prishjen e miqësisë tradicionale sovjeto-shqiptare e të tjera!

Po a mund të ishin “arsye a shkaqe” këto për të penguar ish-Përkthyesin kryesor të Enver Hoxhës të shkruante për ndeshjen e madhe shqiptaro-sovjetike? Unë them jo! Po kështu, nuk mund të jenë “arsye a shkaqe” për të mos shkruar në vitet e pluralizmit mospërfshirja e Gjerasit “në asnjë parti politike” apo që ai ndjehej i lodhur “me nënshtrimin ndaj opinionit të shumicës në organizatën e partisë dhe sepse donte të jetonte i lirë”! Pse tani nuk don ai të jetojë i lirë?! Pse sot a është i përfshire Gjerasi në ndonjë parti politike? Pa dyshim që është çështje e tij, po me duket se ka pritur “rastin” për të shkruar tani që ndjehet ngrohtë! Unë as nuk besoj që Gjerasi të jetë frymëzuar për të shkruar kujtimet e tij nga këshilla e atij shkencëtarit se “sa më shumë plaket njeriu, aq më shpesh e më qartë i kujton vitet e rinisë”! Kjo thënie, sado korrekte të jetë (qofte edhe e vetë Gjerasit), kujtimet me kalimin e moshës zbehen dhe kanë brenda shume bjerrje e subjektivizëm! Kjo s’është çështje dëshire!

Gjerasi thotë, madje në formë kritike, se “njerëzit i matin gjërat e kaluara nga pozita e ditëve të sotme” dhe e quan këtë një defekt. Dhe në fakt është një defekt, një problem me shtrirje të gjerë, që, në përgjithësi, përfshin njerëz pa moral, pa “shtyllë kurrizore”! Po dhe vetë Gjerasi rrëfen nisur nga pozitat e sotme. Ai ka shkruar dhe e ka glorifikuar “monizmin” sa ka mundur, ndërsa sot i përbalt arritjet e pushtetit popullor e të socializmit. Ai që dëshiron, të lexojë shkrimet e Gjerasit në revistën “Rruga e Partisë”, në “Zërin e popullit”, në leksionet e pedagogut të Shkollës së Partisë “V. I. Lenin” e materiale të shkruara prej tij në aparatin e KQ të PPSH etj., dhe do të bindet për çfarë po them, që sot i mohon, i shtrembëron, i revizionon, i interpreton gjërat sipas “daulles” së kohës, mban qëndrime, që s’kanë lidhje me ngjarjet e zhvillimet e asaj kohe. Në disa shkrime, pas kthimit nga Moska, Gjerasi e ka bërë Hrushovin “pleh”, siç në fakt e meritonte, ndërsa ngre lart Enverin, siç në fakt e meritonte.

Përse tani bën kundërtën, çfarë ka ndryshuar? Se Hrushovi dhe Enveri kanë mbetur siç kanë qenë! Ai që ka lëvizur e ka ndërruar rol është Gjerasi! Ky jep këshilla se duhet “t’u ruhemi sjelljeve të papërgjegjshme, mërive e grindjeve si ato të Enver Hoxhës me Hrushovin”! Si duket Përkthyesi harron se kjo e bën edhe qesharak, madje vë kështu në “siklet” edhe njerëzit që e njohin se cilit Gjeras duhet t’i besojnë, atij të vitit 1960 apo të vitit 2016?

Gjerazi flet për “dramë” në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike. Po, kjo, për hir të së vërtetës, ishte një ngjarje dramatike! Po kush e shkaktoi, përse u krijua kjo dramë? Kush ishte fajtori? Gjerasi, bazuar në mësimet e në qëndrimet atje të Enverit, përkthyes i të cilit ishte, u pat vënë pikat mbi “i” tradhtisë hrushoviane dhe qëndrimit heroik të PPSH-së me Enver Hoxhën në krye. Ndërsa sot thotë të anasjelltën?! Pse?!

Njeriu, kur lexon kujtimet e Gjerasit, pret të lexojë  “dramën” e përplasjes së madhe midis Hrushovit e Enverit në Moskë, por jo, ndalet në disa gjëra anësore, të cilave edhe u ka dhënë rëndësi parësore.

Muharrem Xhafa
Muharrem Xhafa

Plot gjera ka për të thënë se sa gabim flet zoti Frederik, po do të përmend tri prej tyre: Së pari, nuk ka kurrfarë “drame”, siç e quan ai, pse “grindjet” mes Hrushovit e Enver Hoxhës ndodhën në dhomën ku kishte punuar Lenini në Kremlin”. Se “drama” qëndronte tjetërkund, ishte në tradhtinë e mësimeve të Leninit nga Hrushovi, jo në mbrojtjen e Enverit të mësimeve të Leninit! Ndaj them se çfarë Gjerasi quan “grindje” të Enverit me Hrushovin ishin mbrojtja qe Enveri u bënte mësimeve të Leninit në tërësi e atyre për barazinë në marrëdhëniet midis partive motra, në veçanti, pavarësisht se ishin parti të mëdha apo parti të vogla!

Së dyti, nuk kishte kurrfarë drame në “diskuret” e Ibarrurit e të tjerëve kundër Enverit, sepse ato nuk mbronin mësimet e Leninit e të Stalinit, po qëndronin në anën e tradhtisë revizioniste, si shërbëtore të Hrushovit!

Së treti, asnjë dramë s’kishte në propagandën e PPSH-së kundër Hrushovit, se cilës Gjerasi i ka shërbyer me hov revolucionar, veç dënimit të merituar që i bënte PPSH-së dhe Enver Hoxha tradhtisë hrushoviane dhe mbrojtjes, hapur e parimisht, të mësimeve të marksizëm-leninizmit!

Gjerasi, i cili i njeh ngjarjet, gabon rëndë kur shtrembëron e hedh baltë mbi të vërtetën historike të ndeshjes antihrushoviane dhe mbi miqësinë e vjetër e të ngushtë të popullit shqiptar me popujt sovjetikë, miqësi kjo e lidhur dhe e forcuar nga Lenini e Stalini, jo nga Hrushovi! Se, ritheksoj, Hrushovi e sulmoi Shqipërinë e vogël nga pozitat e “partisë mëmë” e të “vendit të madh” duke cenuar rëndë miqësinë sovjeto-shqiptare, të vendosur para Luftës së Dytë Botërore, të forcuar gjatë saj dhe në dekadën e parë të ndërtimit socialist në Shqipëri, madje edhe më pas, derisa Hrushovi doli hapur e deshi të na “pushtojë” nën pretekstin e Bazës së Vlorës. Sado sharlatan, askush nuk do te gjejë një fjalë të thënë nga Enver Hoxha e PPSH kundër miqësisë së popullit shqiptar me popujt sovjetikë!

Për “dramën e shkatërrimit të atyre familjeve shqiptare të martuara me gra ruse, që u perzunë kur u prishën marrëdhëniet dhe të atyre grave të tjera ruse, që nuk u kthyen në BS e i burrave të tyre, që u persekutuan nga diktatura, u internuan e u burgosën”, pa mohuar gabimet në qëndrimin ndaj tyre e as po i futemi analizës për to, Gjerasi është i pasaktë, sepse ato  duhen vlerësuar rast pas rasti, jo vetëm në bllok!

Po të shihen me kujdes vërejtjet e Gjerasit, ai i adreson ato kundër Enver Hoxhës, çka tregon se Përkthyesi i tij është renditur me korin e antikomunistëve të vjetër e të rinj, ndonëse është ndër “kalemxhinjtë” e asaj kohe, i cili ka mbushur thasë me shkrime duke propaganduar mësimet e Enver Hoxhës.

Gjerasi thotë se në fjalimet e kujtimet e tij, Enver Hoxha çfarë shkruante sot e ndryshonte nesër! Një budallallëk i Gjerasit! Se, kur dikush ka ndërruar qëndrim, duke kryer veprimtari armiqësore, vetëm atëherë Enveri ka bere rivlerësimin e punës e të veprimtarisë të atij dikushi, mbi bazën e të thënave e të të dhënave të reja. Përndryshe, Enveri nuk ka ndryshuar kurrgjë!

Mbase po, por duhet bërë kjo pyetje: A u është kthyer ndonjëherë Gjerasi për të parë çfarë ka shkruar me dorën e tij për Enver Hoxhën në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike?! Se po “çudit” dynjanë, mbasi ai nuk është një “kryetar ballist a një kolaboracionist, as një “analist” nga ata të sotmit, pa shtyllë kurrizore, që nuk ngurrojnë t’i pastrojnë edhe bishtin punëdhënësve borgjezë! Një ditë, nëse kjo do të duhet, do të botojmë çfarë Gjerasi ka shkruar e ka botuar për të treguar se është jo Enver Hoxha, po Përkthyesi i tij ai që ka ndryshuar në mbrojtje të Hrushovit e të borgjezisë! Gjerasi thotë se “kam bërë ndonjë vërejtje për librin e tij (Enverit) “Hrushovianët”! Ok, le të bëjë “ndonjë vërejtje”-n e tij, po të tregojë edhe se kur e ka thënë ose ku e ka botuar. Se “Hrushovianët” është një libër i madh, me famë në botë. Një vërejtje ose vërejtjet nuk i bëjnë keq asnjë libri, madje Enver Hoxha ishte i hapur për vërejtje, por jo për shpifje!

Frederik Gjerasi me bashkeshorten
Frederik Gjerasi

Përkthyesi “guxon të vlerësojë” Enver Hoxhën e të thotë, pas dekadash, se “kam përshtypjen që Enver Hoxha nuk kishte arritur dot të kuptonte thellë procesin e ndërtimit komunist në Bashkimin Sovjetik” e po kështu “as karakterin e popullit rus”! Gjerasi është i përkrahur  që thotë këto marrëzi! Po, në anë tjetër, kam bindjen që i dalin në ëndërr leksionet e lëndës së “Ekonomisë Politike” në Shkollën e Partisë të Enver Hoxhës, në të cilat ai zbërthente në detaje që udhëheqësi i shquar marksist-leninist, Enver Hoxha, jo vetëm ka zbatuar në mënyrë krijuese, po edhe ka pasuruar teorinë e praktikën e marksizëm-leninizmit për ndërtimin e socializmit, mbështetur në forcat e veta! Shkruan edhe marrëzi të tjera, se “mund të vihet në dyshim që ai (Enveri) të ketë studiuar e konspektuar librat e Marksit e Leninit për të njohur teorinë e komunizmit e për t’u udhëhequr prej tij”! Sot mund të flasë si të dojë kundër Enverit, të thotë edhe që mund të “vihet në dyshim”, edhe që “kam përshtypjen nuk kishte arritur të kuptonte” këtë e atë, po çfarë ka thënë Enveri janë ashtu siç kanë qenë thënë e shkruar atëherë. Kjo ia nxjerr bojën Përkthyesit dhe kritikëve borgjezë e revizionistë të Enver Hoxhës!

Interesimit të gazetarit nëse ka vepruar drejt apo gabim Enver Hoxha për çështjet që kishin të bënin me Jugosllavinë, Gjerasi i përgjigjet ashtu siç as Tito nuk do t’i përgjigjej, duke thënë se “në prishjen e marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik… nuk mund të fajësohen veças as Stalini e as Tito… se shkaktar i prishjes se këtyre marrëdhënieve ishte Enver Hoxha, i cili njoftoi Moskën se Tito donte të sillte divizionet e veta në Korçë”. Gjerasi, për t’ia pasur zili edhe titistët e hrushovianët, absurdin e tij ua faturon autorëve rusë, pa thënë se cilët janë ata dhe në ç’vepra të tyre mund të gjinden për t’u lexuar këto “opinione” të tyre!

Po të kenë durim lexuesit,  le të lexojë çfarë shkruan Gjerasi nga një fjalim i Titos në Pulja të ish Jugosllavisë dhe të gjykojnë. Ai thotë se “në fjalimin e tij në Pulja, Tito i kërkonte Hrushovit të largonte nga pushteti Enver Hoxhën e Mehmet Shehun”! Përkthyesi shqiptar është mërzitur pse Enver Hoxha paskej “marrë veprime të guximshme, që të ruante karrigen” duke iu kundërvënë Titos dhe pse, ndryshe nga “vitet e para të pas çlirimit (Enveri) e shante Titon si askush tjetër! Pra, është bezdisur e rënduar Gjerasi, që Enver Hoxha u tregoi vendin edhe Titos, edhe Hrushovit të tij.

Duke e mbyllur këtë shkrim, dua të vë në dukje se në intervistën e tij zoti Gjerasi ka vlerësuar dhe u ka bërë elozhe Ten Hsiao Pinit, Ramiz Alisë, Liri Belishovës. Ndërsa jo Mehmet Shehut! Punë e tij çfarë thotë për këta personazhe, elozhet për Tenin, Ramizin e Liri Belishovën nuk janë pa qëllim të caktuar! Gjerasit i paska ardhur keq që Enver Hoxha qenka shprehur për Ten Hsiao Pinin: “Liliputi i verdhë në Shtëpinë e Bardhë” dhe se Enveri qenkej “treguar dogmatik, megaloman e bukëshkalë ndaj Kinës, që na ndihmoi shumë kur vetë ishte në varfëri”! Një fshatar nga Elbasanit, jo i shkolluar sa Gjerasi, duke mos pasë qenë i njohur si e sa duhet me prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, edhe mund të fliste kështu, por jo Gjerasi! Se ky e di mirë që edhe Shqipëria e ka ndihmuar, madje politikisht më shumë, Kinën e popullin e saj.

Duke shprehur simpatinë e tij për Ramiz Alinë dhe Liri Belishovën, thotë se Alia “më është sjellë gjithmonë mirë, sidomos në fillim, kur më merrte si përkthyes në Moskë dhe se ishte njeri më i butë..” Gjerasi nuk paskej shkuar për ta takuar Ramizin, kur erdhi pluralizmi, jo se ky nuk e ndihmoi, kur u dënua, po sepse ai “nuk i dilte dot përballë familjes Shehu..” Po edhe se, shkruan ai, “nisesha nga diçka parimore”, kisha kuptuar se “familja Shehu priste të vdiste Enver Hoxha e ajo të vihej në krye”! Kjo ngjan e pabesueshme, po, sidoqoftë, e di Gjerasi! Ende më e pabesueshme ajo që thotë Gjerasi për “fejesën” e djalit të Mehmet Shehut! “Kur doli çështja e fejesës së djalit të Mehmetit, shkruan ai, ishte vetë Ramizi, që i telefononte atij në shtëpi dhe i thoshte të thellohet në autokritikën para Byrosë Politike”?! Po si e ku e paska siguruar këtë informacion Gjerasi, ndërkohë që thotë se nuk kishte pasur asnjë lidhje me Ramiz Alinë?! Dhe  vlerësimet për Liri Belishovën, që ajo ishte sjellë mirë me Gjerasin, e ndihmonte të njihej me literaturën teorike që vinte nga Moska, që ishte grua e zgjuar e energjike, që në mbledhjen e organizatës bazë, kur ajo do të dënohej, ky u ishte shmangur qëndrimeve personale dhe që, pas disa vitesh, kur e kishte takuar pranë një kioske gazetash në Tiranë, ata qenkëshin përshëndetur me dashamirësi, këto nuk thonë ndonjë gjë me rëndësi. Gjerasi ka shkruar dhe i ka dënuar fort si veprimtarinë ashtu edhe qendrimet antiparti (PPSH) të Liri Belishovës!

Përfundimisht, dua të them se intelektualët, komunistët e kuadrot e socializmit janë shumë borxhlinj ndaj asaj epoke!

 

* Sekretar i parë i PPSH-së

Share This Article
15 Comments
  • Jo vetem Gjirasi , po borxhe Enverit i kane te gjithe shqiptaret qe nuk bene asgje per ta mbrojte token bujqesore , plantacionet e pemtarise e vreshtave , uzinat e fabrikat e shum pasuri perrallore qe i kishim e u shkatrruan ne keto 25 vjet rrumpallokraci . Gjirasi nuk ben gje tjeter vecse mohon historine per te u bere pale me palot e kohes .

  • Populli thotë: “Mos pështyj lart se të bie në fytyrë”! Sot, fatkeqësisht, ka shumë kameleonë, të cilët e nxjerrin kokën dhe na e qartësojnë se kanë qenë “thëngjij të mbuluar”, ose, për interesa të castit, “harrojnnë” se vetëm njerëzit e mëdhenj u bëjnë ballë rrebesheve dhe stuhive të kohës, duke mbrojtur të drejtat, nderin, dinjitetin e kombit të tyre dhe të njerëzimit!Një mi nuk e rrëzon dot një mal!

  • ” Muharrem Xhafa sekretar i parë I PPSH ” !
    Kush e zgjodhi këtë sekretar , kur u zgjodh dhe sa anëtarë ka kjo parti ?!
    Këta njerëz janë armiqtë më të mëdhenj të idealit komunist në Shqipëri .
    Pse nuk I the dje po I thua sot këto , dje kur ishte gjallë Enveri , ti ke shkruar ndryshe , kë të besojmë , ato të djeshmet apo këto të sotmet ?! Kështu I thotë Rrema , Fredit dhe mendon se triumfoi mbi këtë ” armik të Partisë ” ?!
    Ndreçi Plasari , kur s’pati frikë tha : ju kam gënjyer me Historinë e PPSH që kam shkruar , griseni atë !
    Thoni ç’të doni për Enverin , që ishte burrë që tundi Globin , që ëhtë më I madh se Skënderbeu , se Ismail Qemali etj etj dhe unë do hesht . Por do shtoj diçka :Enveri ishte antikomunisti më I madh në PPSH .
    Pas vitit “60-të ai u bë shërbëtori më I dobishëm I Perëndimit .
    Zëri i komunistëve në Shqipëri do ngelet një zë I çjerrë sepse këta s’janë komunistë .
    Nuk mund tu flasësh shqipëtarëve sot , për I detë komuniste sepse komunizmin e bëri të urryer Enver Halil Hoxha .
    Për komunizmin mund të flitet kur të përjashtohet nga radhët e komunistëve
    Enver Hoxha ( pas vdekjes ) dhe Muharrem Xhafët e gjallë !
    Dhe prapë do jetë shumë e vështirë !

    • O LLL!
      Por meqenese e paska bere ENVERI komunizmin te urryer,PSE DRIDHENI AKOMA ju kelyshet e fashizmit?
      Pse tmerroheni sa here del fotografia ew Enverit?
      Keni 26 vjet qe ju tmerron edhe i vdekur Enveri,pra del se eshte e kunderta e asaj qe derdellit ti o LLL!
      ENVER HOXHA ESHTE NJE MAL QE NUK E RREZON ASKUSH!
      AS ME BOMBE BERTHAMORE,o lugat!
      Pse e keni kaq frike Enverin edhe te vdekur?

  • Shih filmin “Kumbari”,Xhafa,qe te kuptosh sistemin mafioz,qe instaloi Enver Hoxha.Shteti terrorist i diktatures enveriste funksionoi si nje familje mafioze.Une e kam shprehur dhe here te tjera ;nga marxizmi ,enver hoxha kopjoi vetem terminologjine;.,marxizmin as e studioi,as e kuptoi.Shume nga shtresa jote kane nje argument sui generis per dashurine e popullit per Enverin.Eshte e vertete.Nuk ka pasur njeri me te dashur per popullin e Cikagos,se Al Capone,vecanerisht pasi ngriti mencat popullore ne kohen e depresionit te madh.Shpesh shkonte atje,ulej gju me gju me popullin,merrte nje luge dhe i hynte tasit te supes tok me pleq e femije te vobekte.Edhe sot populli proletar i Medellin betohet per koke te Pablo Escobar,qe ngriti nje sistem enverist te qeverisjes,te sherbimit social,te tasit te supes,ku te varferit ushqeheshin dhe punonin si skllever ne plantacionet e droges.Ama te gjithe kishin pune,te gjithe kishin supe,kush donte me shume merrte plumbin.A nuk ishte ky Enverizmi me etikete marxiste?
    Profesor Gjerasi na shuan kuriozitetin,na tregon ca te verteta si deshmitar i dores se pare,se vepren Hrushovjanet e kemi lexuar,e kemi konspektuar,se nuk kalonim klasen.

  • Nako Spiro o Rrem kapsollja cfare ishte armik apo komunist se Enveri 10 here e nxorri armik e 10 here e ngriti lart. Sa per komentuesit qe nuk e kan jetu ate kohe I kuptoj.E dini cdo te thote te lesh Tr e te shkosh ne prodhim ne Komb Metalurgjik te Elb tek helmet vetem pse si pelqeje M Shehut. Pastaj te dilje e te kundershtoje Komandantin e di ku ikje me kuc e me mac Jo vetem familja por deri ne brezin e peste o Rrem Kapsollja. Pse s’foli ateher eshte sot ketu e po tregon se ne te kundert….

  • Demo ! ..kur di folë ,por kur nuk di shpifë ,je mashtrues pra je kalë i borgjezisë .Njrëzit të tallin si derdimen je fakirë me krahasimet absurde e mjerane që bënë.!!!Prandaj heshtë më mirë o qyqar !

  • Shoku Rem
    Ti nuk ke kapacitetin mendor te merresh me analiza apo te besh kritikuesin Leri mendimet e tua te menderosura te rrjedhin ne favor te kriminelit dhe tradhtarit Enver Hoxha qe kishte per dishepuj Stalinin ne Rusi dhe Haxhi Qamilin ne Shqiperi
    O Rrem te njohim prej 50 vjetesh dhe lemurs jote as ka blej tut as vlen

  • Enver Hoxha si flamur!
    Sikur Enver Hoxha të kish qenë vërtetë një diktator a do të dilte një titull i tillë i bujshëm në shtyp “Unë, përkthyesi i Enver Hoxhës”?! Ja që një njeri, që pranon vogëlsinë e tij, tund flamurë të mëdhenj në histori dhe në realitetin aktual, duke hedhur në pazar gjithë personalitetin e tij tani në pleqëri!
    Marrëdhëniet shqiptaro-ruse nuk ishin një dramë për sytë e bukur të aktorëve, as për fatin e agjentëve dhe manipulatorëve, as për karakterin dhe shpirtin e popullit të tradhëtuar rus, dhe as për fatin e Enver Hoxhës se politika parimore ishte mburoja e tij dhe mbështetja popullore pa kufij. Marrëdhëniet shqiptaro-ruse kishin në thelb një konflikt, ishin një tragjedi për një vijë demarkacioni midis pavarësisë së Atdheut tonë dhe kthimit të tij në vasalokraci për portokalle e lajthi.
    Të presësh gjithë jetën deri në pleqëri për të përfolur një fitimtar me shprehjet e pales humbëse në këtë tragjedi bën autogol në urtësi, provë fatale e një të vogli që fitimtari e rriti me dashuri. Të gjithë ata që bëjnë si ai që barazon gjithë popullin me vogëlsinë e tij bëhen altoparlant si “pa të keq” të tjetërkujt për të denigruar aspiratat shumëshekullore të shqiptarëve që kanë sfiduar e fituar beteja madhore në histori. Kudo ku kanë qenë kanë punuar për Shqiptari. Të gjitha shkruhen në histori dhe janë bërë njësh me ndërgjegjen kolektive popullore për mbarësi.
    E vetmja gjë e saktë në shkrimin e përkthyesit është ajo që vetë autori F. Gjerasi e thotë se mendimet dhe refleksionet e tij nuk na duken të sakta, kur prisnim fakte, “të vërtetat e panjohura”. Të përpiqesh për të krijuar për Enver Hoxhën një imazh të kundërt me të vërtetën duke i veshur udhëheqësit popullor luftën aktuale që për karriken e pushtetit sakrifikohen interesat e vendit, që nuk kanë instinktin e vetëpërmbajtjes e as raportin tolerancë-kompromis, siç e thotë vetë këshilla e përkthyesit, në fakt jep një mesazh për politikën aktuale që të rishikojë qëndrimin ndaj Rusisë me shumë potenciale. Në vend të diplomacisë ai sugjeron të ulemi në dy karrike, siç bënte Çaushesku në kohë e tij për diplomaci dhe ndonjë tjetër që e kemi fqinjë-garanci për dështim. Le ta dëgjojë dhe fqinji ynë se shqiptarët nga historia vijnë dhe e dinë se diplomacia dallohet për mjeshtëri, kurse aleanca shquhet për besnikëri për të ecur përpara me siguri, në qetësi apo fatkeqësi. Zgjidh e merr tani! Kasandra.

  • Sh. M. Xhafa !
    Jo vetem zoti Gjyrasi por cdo shqiptar qe ka lindur dhe eshte rritur ne kohen e Enver Everestit shqiptar i ka borxh
    Enverit sepse i rriti,i shkolloi , i edukoi me etiken e miresje-
    lljes dhe jo si sot qe na kane dale disa gazetare ”QEROZE’!
    halabake qe as dine te shkruajne dhe aq me pak te flasin
    dhe aq me pak te sillen .. ! Demokracia eshte respekt e
    miresjellje per kundershtarin politik dhe jo sic bejne disa
    ”QEROZE GAZETARE” ,”klaniste” qe ne esence tregon
    primitivizem e tribalizem …!!!

  • O Muharrem ty duhet te te hiqet e drejta e fjales ne publik njesoj si naziskineve ne Gjermani.Ha mut kot sa te duash, Hitleri, Stalini Enveri jane bashke ne faqen e historise, u jane shtuar tani, Milloshevici, Sadami, Kadafi e ndonje tjeter.Ha mut ti apo jo kete pune nuk e ndron dot njeri.Mut Enveri, kurse ti je mut pa ere apo pa dem se nuk ke fuqi ne dore ben gam gam e do vdesesh me friken qe ke pas e ke nga Enveri e ke gjenetike sic duket, por bejne gabim qe botojne fjale te nje krimineli si ti.

  • E kuptoj mire Muharrem Xhafen ne kete vrull histerik kunder Gjerazit, madje pres qe ta shpallin armik te Partise e te Shqiperise e ta degdisin me ndonje humbetire, si denim. Me keq qe vendi im paska kaq shume Don Kishter te pandreqshem qe edhe pse i bene kaq deme te medha ketij vendi, prape vazhdojne te lehin. I lexova kujtimet e Gjerazit i cili shkruan per c’pa e c’degjoi vet, ne kohen kur Muharremi dhiste korridoreve te KQ, prandaj ben mire te permbahet pak sepse koha e perrallave te lavdishme, ka vdekur pergjithmone dhe mos u kthefte me kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *