Pesëmbëdhjetë persona janë shoqëruar në policinë e Lezhës si persona që mund të kenë lidhje apo mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm në Torovicë të Lezhës.
Pista kryesore e vrasjes së 26 vjeçarit Ajet Qokthi është ajo e grabitjes, ndërsa policia e Lezhës po vijon hetimet në bashkëpunim dhe me policinë e Shkodrës.
