Raporti për konkurrueshmërinë, Shqipëria përmirësim me 13 vende

Elton Tafaruci

Shqipëria është përmirësuar me 13 pozicione në renditjen globale të konkurrueshmërisë që publikohet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror.

Në raportin e vitit 2016-­2017, publikuar të mërkurën, vendi ynë mban pozicionin e 80-­të, ndër 138 vende të ekzaminuara, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 93­-të.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban pozita të favorshme, duke lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje ­Hercegovinën. Në harkun e dy viteve të fundit , Shqipëria është përmirësuar me 17 pozicione në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë.

Në indeksin e këtij viti, Shqipëria grumbullon 4.1 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë.  Gjithsesi, Shqipëria renditet në vendin e 120-të sa i përket nënindeksit për të drejtën e pronës duke marrë vetëm 3.8 pikë, duke lënë prapa në këtë renditje vetëm Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën nga vendet e rajonit.

http://reports.weforum.org/global-competitiveness-index/competitiveness-rankings/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *