Në 2018, Shah Deniz 2, nisë furnizimin me gaz të TAP-it

Elton Tafaruci

Në vitin 2018 parashikon të përfundojë ndërtimi i fushës së Shah Deniz faza 2 (SD2), i cili do të injektojë gaz në gazsjellësin e Kaukazit Jugor dhe më pas në TAP.

Fusha e Shah Deniz 2 tashmë ka përfunduar në masën 82%, ndërsa prodhimi do të nisë në mesin e vitit 2018.

Sasia totale e gazit që do të mund të transportohet do të rritet gradualisht në 16 miliardë metër kub në vit në dy vitet e para të funksionimit.

Gazi do të transportohet për në Turqi si dhe në Europë përmes projektit të Korridorit Jugor.

Trans Adriatic Pipeline (TAP) është seksioni final i projektit të këtij Korridori dhe sasia fillestare që do të transportohet prej tij do të jetë 10 miliardë metër kub gaz.

Në Shqipëri, fillimi i ndërtimit të tubacionit pritet të përfundoje ne fund te muajit shtator 2016.

Share This Article
1 Comment
  • a) Ai qe ka shkrojtur kete lajm tregon se nuk e njeh gjuhen shqipe (kontrolloni titullin) dhe me kryesorja nuk ka llogjike normale (kontrolloni fjaline e fundit te shkrimit).
    b) Sic duket lajmesi eshte profesor doktor i demokracise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *