Komisioni i reformës në drejtësi miratoi sot të gjithë draftin e ndryshimeve kushtetuese sa i takon reformës në drejtësi.
“Reflektuam edhe disa propozime të cilat ishin mjaft të bobishme nga ana e kryetarit të gjykatës Kushtetuese”, tha në një prononcim për mediat deputeti socialist Pandeli Majko.
“Mund të them që tani jemi pothuajse në fund. Ka mbetur vetëm ligji i SPAK-ut që shpresoj ta miratojmë këto ditë”.
I pyetur nëse do jetë në seancën e nesërme në Kuvend për t’u miratuar, Majko tha:
“E mbyllëm edhe për detaje të cilat ishin të nevojshme. Është një paketë e rëndësishme që duhen parë detajet, koha, problemet, të një natyre që çdo ditë krijon hapësira të natyrave për të cilat ia vlen të shqyrtosh, të diskutosh. Dua të theksoj se puna e ekspertëve, qofshin shqiptar, qofshin ndërkombëtar ka qenë shumë e mirë.
A është fatura financiare që po e mban procesin?
Jo. Ne kemi rënë dakord me Ministrinë e financave dhe presim vetëm një vendim të qeverisë. Dhe gjithçka do të jetë për një proces normal në sallën e parlamentit.
