Rryshfet 5 euro për t’i falur gjobën, pranga shoferit 26-vjeçar

Elton Tafaruci

Një tjetër shofer është arrestuar nga Policia e Mallakastrës. I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur gjobën, por arrestohet në flagrancë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Manol Cela, 26 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 28.09.2016, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 753 KR, i ka ofruar 5 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, pasi po lëviste me mjetin me të meta teknike.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244  i Kodit Penal.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *