Trupat ruse në Shqipëri? Mimi Kodheli: S’na marrin dot sekrete ushtarake

Elton Tafaruci

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur për praninë e një grupi ushtarakësh rusë në Shqipëri duke theksuar se ky grup ndodhet në Shqipëri për një procedurë rutinë, veprimtari armëkontrolli në terrene sportive, që rrjedh nga detyrimet si vend anëtar i OSBE-së. Kodheli siguroi se nuk transmetohet asnjë sekret ushtarak tek këto trupa.

 

“Rusia është anëtarë e organizatës së sigurisë së OSBE. Bazuar në veprimtarinë e përbashkët, kryejnë veprimtari të armëkontrollit në terrene sportive. Është një aktivitet normal që e zhvillon edhe Shqipëria në vendet e BE-së, dhe normalisht priten edhe vendet e tjera anëtare të OSBE-së. Misioni i tyre mbaron në datë 30 shtator. Respektojmë detyrimet. Nuk ka të bëjë me FA-të, me NATO-n, nuk ka të bëjë me aktivitetin e mirëfilltë të NATO-s. Ka të bëjë me procedurat e armëkontrollit, procedurë rutinë për vendet e OSBE-së. Zonat janë të mirëpërcaktuara dhe merret leje. Asnjë sekret ushtarak nuk transmetohet tek personat përgjegjës. Personat përgjegjës merren vetëm me punën që është caktuar të bëjnë”, deklaroi Kodheli gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Britanisë së Madhe, Micheal Fallon.

Fallon ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes shumëkombëshe “Join Effort”, që këtë herë organizohet për herë të parë nga vendi ynë.

Share This Article
11 Comments
  • T’i falemi Zotit, qe I dha Shqiperise nje femer burrneshe e kaq e zonja. T’i falemi edhe Edi Rames qe kete grua me aftesi te rralla ne fushen ushtarake eka vene ne krye te mbrojtjes. Rusia, te na e haje…., sa te jete kjo grua, ta beje dhembin sa hunden e Berishes dhe nuk do te marre kurre sekretet e medha e te pafundme te ushtrise shqiptare. Bravo Mimi, Te lumte Edi.

  • Hahahaha. Shyqyr qe kemi Mimin heroike qe te mos i trebemi armikut. Kjo ka ka dhe nje vecanti se budallalleqet i thote me shume seriozitet.

  • Pas fushave sportive nuk do jete keq qe ruset te bejne kontrolle ne diskoteka. Kujdes, Jooooo ne mejhanet e Tiranes, se atje qarkullon rakia varda dhe 101% e sekreteve ushtarake te gjithe botes.

  • Shume e kujesshme jeni zonja ministre KODHELI .. BravO te madhe per sekretet ushtarake te natos . Shtrengoi fort .. Por kam rastin tme pergjigjeni ketu ne gazeten e nderuar DITA . Ju kam shkruar disa letra por nuk me keni kthyer pergjigje e konkretisht . Kryetari i bashkise Durres VANGJUSH DAKO , ka prishur shume vendstrehime ne Durres , besoj per perfitime parash ne ndertime . Ju kemi shkruar pesonalisht . Me keqeardhje as edhe nje pergjigje nga ana e juaj . Jemi ne pritje , e nuk kalohet lehte ,kur nje zyrtar i larte shperfill me arrogance ligjet e shtetit . Mbai mire ruset se eshte dora e juaj , ROZE z Ministre Kodheli ……

  • A keni lene ju te gjithe bashk ne keto 26 vjet sekrete te ushtrise ? Apo ju thane aleatet qe skane cju duhen,Ata pervete bejne gara ne fortifikime ne e kemi nxjerre B ,,, zbuluar .

  • Rusi ka shetitjen e radhes per ne shqiperi.Po ama sekretet i garanton nga zinxhiri Berisha,Basha,Argita,Zeni,Fazllici,Supermbesa si dhe shume kuadro te SHQUP-it, e direkt ne qender te Beogradit.Ku per 26 vjet nuk i ka mbet asgja sekret shqiperise si ne sigurimin e shtetit ashtu dhe te mbrojtjes.Sa dikur heret Slloboja deklaroi se Shqiperin e pushtoj me skuadra gjuetaresh.Kjo nuk asht nji thanie kot ne tym .po ka dobicin brenda e ky asht Berishovici.

  • Po qe per sekrete pirdh me te .Shqiptaret sic i katandisi politika e 25 vieteve jane bythcpuarit me te medhenje te kohrave .Te shet kur te duash dhe pa e shperblyer .
    NATO eshte e rezervuar te beje hapa per militarizimin e shqiptarve .Jo pa qellim u ka lene shteteve qe na rrethojne hapsirat per veprim ne raste nevoje .Ruset bejne zhurme per qellime te tjera .Eksperimentoje armet ne Siri dhe tani do te pastroje depot qe ka duke ja shitur Serbise e ndonje kelyshi tjeter ne Ballkan .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *