Qeveria saudite fillon masat e kursimit

Dita

Arabia Saudite ka anuluar pagesat bonus për punonjësit e shtetit, duke shkurtuar edhe pagat e ministrave me 20%. Këto hapa synojnë të ulin barrën e financave publike në një popullsi të mësuar me bujarinë e qeverisë.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që të pezullojë rritjen e pagave duke filluar nga muaji i ardhshëm sipas kalendarit hënor, ndërsa do të frenohet ndihma për sektorin publik. Dekreti mbretëror është publikuar nga mediat shtetërore.

Pagat e anëtarëve të organit legjislativ që është më shumë në rolin e këshilluesit për monarkinë, janë ulur me 15%. Qeveria synon kështu të ulë deficitin buxhetor më të lartin në mesin e 20 ekonomike më të mëdha në botë.

Vendimi vjen në mes të çmimeve të ulëta të naftës dhe luftës me fqinjin e saj, Jemenin. Masat rrezikojnë ngadalësimin ekonomik të mbretërisë duke dëmtuar besimin tek konsumatorët. Rezervat saudite pësuan rënie të martën. Vendimi mund të ndikojë psikologjikisht tek punonjësit, tha Saleh Al Karni, mësues në një shkollë shtetërore, i cili punon gjithashtu si shofer si punë të dytë.

Deficiti buxhetor mund të ngushtohet në 13 për qind të prodhimit të brendshëm bruto gjatë këtij viti dhe më poshtë 10 për qind në vitin 2017, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *