Edhe pse ka kaluar pa u vënë shumë re, marrëdhëniet mes PD-së dhe kreut të saj Lulzim Basha, dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan e partisë së tij AKP kanë qenë shumë të ftohta në nivel politik.
Por në vorbullën e ngjarjeve të vrullshme, aq më tepër tani që PD është në qeveri, ky moment nuk ka rënë shumë në sy.
Megjithatë, një eksponent i lartë i partisë AKP, ka zbuluar për Gojët e Liga se gjithçka ka nisur pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar.
Ja çfarë tha sekretari për marrëdhëniet me lulet e Ballkanit në AKP, zoti Zymbyl Bahcevan:
“I keni parasysh ditët e nxehta të korrikut, kur Stambolli ishte në flakë? Megjithëse kishim hallet tona në mposhtjen e puçistëve, vumë re se zoti Basha vazhdonte të krihej rregullisht, madje me një kujdes të shtuar. Flokët lart, llaku pa kursim, vija e flokëve si vizore… Filluam të thoshim me njëri-tjetrin, ore si ka mundësi që Stambolli digjet, ndërsa ky krihet?”

Zymbyl Bahcevan pohoi se një staf i posaçëm i AKP-së ka studiuar gjatë këtyre muajve shfaqjet publike të Lulzim Bashës, dhe zotëron prova se politikani shqiptar është krehur në mënyrë gjithnjë e më speciale, duke dhënë kështu sinjale se çfarë karakteri dhe formimi ka si person publik.
“Ne nuk mund të krijojmë me zor marrëdhënie bashkëpunimi, me njerëz që jo vetëm e kanë mendjen te krehëri kur Stambolli digjet, por sa më shumë shtohen flakët, aq më merak kanë ata për flokët”, tha z.Bahcevan.
“Jazëk”, shtoi ai.
***
Shënim: Gojët e Liga janë rubrikë satirike, ndërsa Stambolli desh u dogj vërtet.

O Gojeshthurur, mos don te thuash se Stambolli digjet, Luli Krihet? Nuk eshte Luli i atille, jooo!
Or mik, si te digjet, si te mos digjet Istambuli, Basha do krihet se e ka per zanat. Po si tja bejme qe ka filluar te krihet dhe Rama, qe ska as lesh?
Rama krihet vetem nga poshte,o Petro jarani prej Tropoje!
Mos e prishni me Bashen.Ai per Din e Iman ka there dashin tue pergjak trollin e kryebashkis se kryeqytetit Tirane.Basha asht ma turk se cdo turk lind e vdek ne Stamboll.
Jazek hestak furullah.Mos e prishni me “bukuroshin” Basha se,i pritet oreksi Berishes qe ka dhane prova qe jemi vellazen te nji gjaku edhe pse me kristian shqiperia.
Mos e prishni me Bashen.Ai per Din e Iman ka there dashin tue pergjak trollin e kryebashkis se kryeqytetit Tirane.Basha asht ma turk se cdo turk lind e vdek ne Stamboll.
Jazek hestak furullah.Mos e prishni me
E forte kjo, bukur
Kur po digjej Stambolli (ne fakt vazhdon te dugjet edhe tashti perderisa mbyllen 20 TV stacione) nuk e kemi pà Erdoganin te pakrehun. Qyfyre,
E kemi ne gjak ne jo turq bohemi po shejtanit ja kalojme per ndonje interes personal, kjo na la mbrapa kohes me qindra vjet ne cdo ane me Europen, vertete e kane turqit shqitaret cajne….b per Erdogan dhe turqit, qeveritaret tane nuk cajne b…per popullin e vet jo me….
o turq o rrac plerash kush ju llogarit juve tjeter pervec ed rames qe e keni ber si turk te vogel vec qeleshja e kuqe i mungon ,jo te digjet stambolli por ter turqia te marri zjarr rrac e poshter aziatikesh
Me humor ose pa humor miqesia me Erdogan eshte e gabuar. Ai eshte armik i laicizmit, e solli Turqine ne kundershtim me ndertimin qe beri Mustafa Qemali. Persona politik mund te pelqejne modelin Putin – Erdogan por neve nuk duhet ti lejojme dhe me vote ti rrezojme….tung
Pse merreni me turq?Turk te mire e .ute te mire nuk ka.
Nese digjet Stambolli do ngritet Konstatinopoja.
Ahahahaaaaa o more tull car fsntazmash ke.K……..ja henger fikun qe moti.Nuk e ke kuptuar akoma? Eh ss per gjynaf qe qenke
artikull më varilesht skisha parë
Erdokani ,i tremet infeksionit te B. AIDS
Une te dija se ke levizur nga Dita. Apo te qan zemra per pak uje nen rrogoz:)