Aksident në Mullet, plagoset punonjësi i policisë

Ornela

Një tjetër polic është aksidentuar ditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur në Mullet, ndërsa dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra prej makinave drejtohej nga punonjësi i policisë D.Kasana, i cili ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për mjekim, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut. Sipas burimeve, Kasana punon tek Instituti i qenve.

Vetëm 4 ditë më parë një polic mbeti i vdekur ndërsa u plagosën rëndë dy të tjerë në një aksident që ndodhi para shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, për të cilin u arrestua djali i një ish-deputeti, Arnold Kola.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *