Berisha pendohet: Kam reflektuar, plehrat janë helm

Elton Tafaruci

Ish-Kryeminstri Sali Berisha duke folur nga foltorja e Parlamentit deklaroi se ka reflektuar për vendimin që mori në 2013 për importin e plehrave.

“E kuptova në 2014 kur doganat shqiptare në kundërshtim flagrant me ligjin importuan 335 mijë ton mbetje. Unë personalisht nuk besoj se do të importohen vetëm mbetje të gjelbërta. Kam një rishqyrtim të qendrimit tim. Kam reflektuar, është helm, është pleh…”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, diverktivat e fundit të BE-së për Shqipërinë janë që të ndahen plehrat në origjinë. “Ekspertë europianë më të mirë e kanë bërë raportin për 2016. Ata janë kategorikisht kundër landfilleve dhe importit të plehrave”, tha Berisha.

Më tej, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës, Berisha u shpreh se “ky njeri ka alternativë vetëm drogën, plehun, helmin, prostitucioin”.

Më tej Berisha citoi gjithë deklaratat e Ramës në 2013 kur ishte në opozitë.  Duke u kthyer tek situata aktuale dhe miratimi i ligjit nga mazhoranca e majtë, ai tha se “4 milionë euro rryshfet ka marrë me valixhe si dorë e parë ky avokati i plehut”.

Sipas Berishës, në Elbasan është bërë një akt supermafioz me pasoja të rrezikshme ku janë depozituar mbetje të rrezikshme.” Është lejuar të futen 335 mijë ton mbetje të rrezikshme”, tha Berisha.

Share This Article
7 Comments
  • Dridhu e sperdridhu , sot e 25 vite politikanet tone ,ose me mire ,politikane me detyrim nga ramiz alia, shqiptareve te mjere ,e qe e mallkoj edhe ne var . O Berishe behu nje here burre ,o malsor , thuai , EDVERIT si burrat cfare helmesh jane , dhe sa eshte fitimi .Ti je ne korent te cdo gje ,per helmet , e as nuk diskutohet. Edveri ska as edhe nje shanc , sdo ta leme ne populli . Kesaj here ju jape te drejte . o berishe. Me gjithe ate faleminderit .

  • Pra deklarata e Lulit ‘Berisha gaboi me plehrat në 2011’ nuk është origjinale, siç pandehëm, por e porositur nga vetë ky monstër plehrash, që Luli të fitojë kredo politike. Sa për gabimin, Berisha e kuroi vetë atë sot në parlament duke e mbrojtur si gjithmonë, me demagogjinë bajate që ka për bazë gënjeshtrën.

    • Pse Çuditesh kaq shume ?! Jo vetem Lul Basha , por te gjithe kllounet e PD-se , nuk jane , veçse papagalle dhe
      megafone ne duart e ketij banditi ,….qe na “qenka” penduar tani , se ka qene kungull i pa pjekur nje çerek shekuli !

  • Pra deklarata e Lulit ‘Berisha gaboi me plehrat në 2013’ nuk është origjinale, siç pandehëm, por e porositur nga vetë ky monstër plehrash, që Luli të fitojë kredo politike. Sa për gabimin, Berisha e kuroi vetë atë sot në parlament duke e mbrojtur si gjithmonë, me demagogjinë bajate që ka për bazë gënjeshtrën.

  • 335 mijë ton mbetje vetem ne 2014? Po qe nga 2014 deri ne 2016 sa kane qene? 2-fishi, 5-fishi, 10-fishi? Ku i dihet? Kush e gjen shesh, ben pershesh.

    Si vajti kjo pune ore…

    Plehrat (miellacaket) votojne plehrat (politikanet), dhe kur mbyten nga plehrat (e deponive), fillojne te shajne plehren (politiken).

  • Jo mor klloun , jo ! Ti nuk pendohesh kurre per ato qe ke bere e ben cdo dite per helmimin deri ne shfarosje te ketij populli ….Sepse ti je serb , armik i betuar i shqiptareve .
    Ti je gati , qysh sot , ta pergjakish vendin , vetem te shpetosh bythen tende dhe ato qe ke grabitur.Je njeriu me i pa bese i ketij vendi . Ty te ‘sheron’ , vetem gropa e varrit .

  • Deri sot besoja se isha kundër importit të plehrave por përlyerja politike e Berishës sot në parlament dhe shpjegimi i qartë që bëri kryeministri më bindën se ky besim ishte i verbër. Sa herë përlyhet Berisha në çeshtjet e vendit çdo gjë bëhet pis si vetë plehrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *