Përplasen 2 automjete në afërsi të Milotit, 6 të plagosur

Elton Tafaruci

Dy automjete janë përfshirë sot në një aksident në Milot dhe për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se dy prej të plagosurve po transportohen drejt Tiranës, ndërsa katër në spitalin e Lezhës.

Sakaq, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *