Një tren udhëtarësh është përplasur sot brenda një stacioni në Hoboken, New Jersey të Shteteve të Bashkuara.
Mediat lokale raportojnë se deri në 100 persona mund të jenë lënduar dhe plot të tjera janë bllokuar. Një shef i policisë ka thënë për NBC se ka shumë viktima.
Fotografi nga vendi i ngjarjes shfaqin shumë dëme në stacion. Të paktën një vagon i trenit duket brenda stacionit të trenit dhe pjesë të kulmit duket se janë shembur. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.




#Hoboken #traincrash train hit the station pic.twitter.com/5xteTKLavU
— Leon O (@monduras) September 29, 2016
