FOTOT / Tregu i fruta-perimeve në Pazarin e Ri përfundon brenda vitit

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, ndoqën sot nga afër punimet që po kryhen për realizimin e projektit të Pazarit të Ri, i cili synon rijetëzimin e gjithë zonës përreth.

Teksa vlerësoi ecurinë e punimeve, të cilat kanë shkuar sipas parashikimit, kryebashkiaku Veliaj falenderoi Fondin Amerikano-Shqiptar për kontributin financiar, si dhe theksoi se ky projekt do t’i japë Tiranës një tjetër hapësirë të denjë, si për ata që do bëjnë tregti, ashtu edhe për ata që gjatë pasdites do ta frekuentojnë atë për të pushuar apo për të kaluar kohën e lirë.

Veliaj sqaroi edhe një herë se është menduar që Pazari i Ri të jetë një hapësirë që të funksionojë 24 orë, ku paradite fokusi më i madh të jetë tek çështjet e tregtisë dhe të pazarit dhe pasdite të jetë kryesisht në çështje të kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë shumë prej festave apo panaireve.

veliaj-gjate-inspektimit-te-punimeve-per-pazarin-e-ri-4

veliaj-gjate-inspektimit-te-punimeve-per-pazarin-e-ri-1

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *