Arrihet konsensusi për prokurorinë speciale që do të luftojë korrupsionin

Dita

Ligji për Prokurorinë e Posaçme, Gjykatën e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, duket se do të jetë i pari ligj i reformës në drejtësi, që do të miratohet me votën e opozitës. Mësohet se konsensusi tashmë është arritur me misionin amerikan OPDAT dhe kjo u la të kuptohet edhe nga fjala në Parlament e nënkryetarit demokrat të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi Oerd Bylykbashi.

Negociatat e ditëve të fundit kanë arritur t’i zgjidhin edhe pengesën e fundit për konsensusin duke pranuar shqetësimin e opozitës për mënyrën se si do të behet vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve specialë, raporton Vizion Plus.

Kritikat më të forta tv Partisë Demokratike kishin të bënin me faktin që projektligji i jepte mundësi pushtetit ekzekutiv ose organeve nën varësinë e tij si ILDKPKI e DSIK që të ndërhynin në mënyrë të pakontrolluar në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve specialë dhe juristët demokratë propozuan që kontrolli i integritetit të këtyre strukturave, të bëhej nga një komision në përbërje të të cilit do ishin prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të Byrosë se Hetimit.

Pjesa më e madhe e ligjit për strukturën e posaçme antikorrupsion u miratua me konsensus në komision përveç çështjes së vettingut. Tashmë që edhe kjo çështje është dakordësuar pritet edhe rikthimi i opozitës në komision dhe votimi me konsensus i draftit të enjten e ardhshme.

Ligji i SPAK është një prej ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi, pasi parashikon ngritjen e një Prokurorie dhe Gjykate Speciale si dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të kenë në fokus luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Share This Article
1 Comment
  • Ne monizem propogandohesh:
    “Qeveria e zen lepurin me qerre”.
    Sot ne pluralizem ndryshon komplet filozofia.
    Lepujt hypin vete ne qerrin e BKH me vote, duratrokitje dhe ovacione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *