Zbulohet dhurata e veçantë që mori Bujar Nishani për 50-vjetor

Dita

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani sot feston 50 vjetorin e lindjes. Mirëpo ditëlindja e Nishanit ka përkuar me një vizitë të tijën në shtetin e Illinoisit të SHBA-së.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni zyrtar, Presidenti, siç duket edhe nga foto, u mikprit me shumë ngrohtësi nga bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë të Çikagos në shtetin e Illinoisit.

Ata i dhuruan Presidentit këtë fanellë me ngjyrat kuqezi, ku është shkruar mbiemri i tij dhe numri 50, në shenjë simbolike për ditëlindjen e 50-të tij.

Fillimisht Presidenti dhe Zonja e Parë takuan një nga një drejtuesit dhe anëtarët e rreth 20 shoqatave atdhetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në mbarë shtetin e Ilinoisit, drejtuesit e komuniteteve fetare, të cilët i mikpritën duke u shprehur nevojën që edhe në Çikago të hapet një konsullatë e Republikës së Shqipërisë.

Share This Article
2 Comments
  • Fanella eshte afer ngjyres se portokallise dhe me numra e shkrime ne te bardhe.
    Vetem kuq e zi nuk shikojme, apo e kane pasur ne mendje ke to dy ngjyra, pjesmarresit e 20(?)shoqatave.
    Nuk kuptohet pse i i luten Kapter Jarit per te hapur konsullate ne Cikago, ai vetem celsat e kashtes ka dhe ato i ka ne kasoforte tutori i tij krimineli Sah-leh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *