Përdorimi i telefonit në timon, ja sa do gjobiteni me Kodin e ri Rrugor

Elton Tafaruci

Gjobat për përdorimin e celularëvë në makinë do të jenë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja dhe kjo është konfirmuar sot nga eksperti i Policisë Rrugore, Ervin Dervishi i cili deklaroi në emisionin ‘Rreze dielli’ në Report Tv, se propozimet për këto gjoba vijnë pas një studimi ku është konstatuar se përdoruesi i telefonit është 4 herë i rrezikuar vetë dhe gjithashtu përbën një rrezik akoma më të madh për kalimtarin dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Sipas Dervishit, pjesa më madhe e aksidenteve me pasoja të rënda për kalimtarët vijnë nga drejtues që përdorin vazhdimisht celularët duke drejtuar mjetin.

“Për këtë arsye kemi propozuar me ndryshimet e reja që po i bëhen Kodit Rrugor, ashpërsimin e masave ashtu sic kemi bërë dhe për rripin e sigurimit, duke rritur gjobën nga 5 deri 15 mijë lekë të reja. Gjithashtu kemi konstatuar se, aplikimi i këtij niveli gjobe për shkelësit e rripit të sigurimit ka bërë që sot, kemi një situatë shumë herë më të mirë ku 90% e drejtuesve përdorin rripin e sigurimit, nga 30% që ka qenë dikur”, tha Dervishi, në Report Tv.

Share This Article
2 Comments
  • Shume mire qe i ngrini vleren e gjobes, po nuk e kuptoj pse varion, apo sipas kokes ti vihet festja.Jo te dashur police gjoba fikse 15000 lek dhe 10 pike te hequra.Po qe se rri variabile , polici korruptohet shume lehte me 5000lek,5000lek gjobe dhe 5000lek i fiton shkelesi i ligjit.Po ti mbledhesh leket del 15000 dhe te dy palet jane tej te kenaqur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *