Berishë-Bashë, a ju thotë gjë ajo turmë e uritur?

anazapta

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës ka bërë një tortë gjigande me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, e cila është prerë në mënyrë simbolike nga Lulzim Basha dhe kryeministri Berisha. Para prerjes, Basha mbajti një fjalim, duke thënë se kjo është torta më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë.

 

Ai tha se bërja e tortës është mbështetur dhe ndjekur çdo minutë nga ana e kryeministrit Berisha. Basha kërkoi nga qytetarët që të jenë të duruar për shpërndarjen e saj, pasi sipas tij, nga kjo tortë mund të hanë dy sheshe “Skënderbej” bashkë.

 

Pamja e Bashës si përherë me atë fytyrën ku dallohet qartë falsiteti dhe fjalët e tij servile për Berishën janë njëra anë e medaljes. Ana tjetër është ajo që ndodhi me tortën dhe njerëzit e uritur që ishin mbledhur aty. A do të thotë gjë për Bashën dhe shefin e tij “që ndjek çdo minutë” gjërat, ajo turmë të uriturish?

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *