Dy ditë më parë, maxhoranca dhe opozita vendosën muajin dhjetor si afatin e fundit për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe me këto ndryshime, nëse do të miratohen do të shkohet në zgjedhjet e vitit 2017.
Por kjo nuk është hera e parë që Kodi Zgjedhor u nënshtrohet ndryshimeve pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve. Pikërisht kjo ishte edhe kritika e ish-Presidentit Alfred Moisiu në tryezën e organizuar këtë të premte për reformën zgjedhore, tryezë ku ish-kreu i shtetit ishte vetë nismëtar.
Moisiu kërkoi që t’i jepej fund praktikës së ndryshimeve të Kodit pa u konsultuar mirë.
“Ende nuk e dimë nëse do të kemi në kohë një kod të përshtatshëm. Morëm vesh që do të jetë gati në dhjetor, por ku ka mungesë kohe, bëhen riparime jo të plota të Kodit Zgjedhor. Jemi i vetmi vend që pothuajse para çdo zgjedhjesh jemi marrë me Kodin dhe asnjëherë nuk kemi arritur atë që duhet”, u shpreh Moisiu.
Ish-Presidenti pati një kërkesë edhe për OSBE/ODIHR.
“Mos të na bëjnë më verejtje e sugjerime, por të ulen me specialistët tanë e të hartojnë një kod zgjedhor të nivelit europian. S’mund të vazhdohet më që klasa politike të akuzojë njëra-tjetrën”, tha Moisiu.
Në takim marrin pjesë ish-Presidenti Bamir Topi, deputeti socialist Taulant Balla, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lefterie Luzi dhe përfaqësues të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

O ISH PRESIDENTE TE ANTISHTETIT……
Per çfar MUT kodi flisni kur populli shqipetar nuk do ZGJEDHJE po ZGJIDHJE!
ZGJIDHJA:Pa reforme radikale nga te huajt qe te shpjere ne shtepi dhe burg tere salisjanet socialSSalistet dhe ‘metistet’ qe kane me teper se 2 legjislatura e mbi supe krimin e korrupsionin –POPULLI DO ABANDONOJE ZGJEDHJET E NUK KA NEVOJE AS PER PARLAMENT ANTISHQIPETAR E AS QURRAVI KUJSLINGE!