Protesta që ngecin…

redaktor

Letër e nënshkruar

Luftar Kuka, Patos

 

Shoqëria civile do protestojë për riciklimin e mbetjeve. Shumë mirë bën. Po kujdes me këto protestat. I thoni shoqërisë civile se nuk i kanë ecur fare protestat. Bënë ata protesta që mos të ngrihej këndi i lojërave te liqeni, nuk u eci. Parku i lojërave u bë modern te liqeni, kënaqesh kur shikon fëmijët që argëtohen. Tjetër protestë kjo shoqëri bëri kur dogji bunkerin-muze, edhe këtu nuk i eci shoqërisë civile. U mbush Tirana me tymin e bunkerit. Në fund fare gjyqi i dha të drejtën Bashkisë Tiranë. Tani ata duhet të paguajnë dëmin e shkaktuar, t’i japin lekët Bashkisë. Një gjë duhet të dijë shoqëria civile, po qe kusht i Bashkimit Evropian se mbetjet do riciklohen në Shqipëri para se të fillojnë negociatat, shoqëria civile nuk e pengon dot ligjin e riciklimit që u aprovua në parlament. Mirë shoqëria civile, po deputetët ç’kërkojnë? Në darkë deputeti ngre dorën të aprovohet ligji, në mëngjes nuk është dakord me ligjin. Pse? Shoqëria nuk të pranon me dy qëndrime dhe kur vjen dita nuk ta japin votën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *