Punishtja e drogës në Mat, autori kryetar i PD-së në ish-komunën Rukaj

Elton Tafaruci

Zbulohet punishtja e drogës në njësinë administrative Rukaj, në Mat. Më shumë se 3 tonë kanabis sativa, një pjesë e kultivuar e tjetra në proces tharjeje, u asgjësuan dje pas një operacioni antidrogë të organizuar nga Policia e Shtetit. Blutë kanë shpallur në kërkim shtetasin Shpëtim Lika, i cili administronte një banesë të braktisur.

Ndërsa afër banesës së tij është zbuluar edhe një hangar i konsiderueshëm, në të cilin bëhej tharja e bimëve narkotike. Ndërkaq, burime nga Prokuroria bënë të ditur se ka dyshime se pronaret e parcelave janë zyrtarë policie, administrate gjyqësore dhe të pushtetit lokal, të cilët i kanë dhënë këto parcela me qira. Por kjo hidhet poshtë nga ana e Policisë, e cila thotë se nuk ka të shpallur në kërkim asnjë punonjës policie apo administrate në lidhje me këtë ngjarje.

OPERACIONI Mësohet se Policia kishte zbarkuar në zonën e thellë prej tri ditësh në operacionin antikanabis. Operacioni mësohet se është zhvilluar bazuar tërësisht në informacionin policor të marrë në rrugë operative. Në operacion kanë marrë pjesë Policia e Matit dhe FNSH-ja.

AUTORI Sipas Policisë, bima ishte në proces tharjeje, gjysmë e thatë. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi Shpëtim Lika, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Lika ka qenë kryetar i PD-së në ish-komunën Rukaj, shkruan “Panorama”.

“Sqarojmë se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin e grumbulluar nga vetë Policia. Gjithashtu sqarojmë se s’ka asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje”, bëri të ditur dje Policia në lidhje me këtë operacion.

Share This Article
6 Comments
  • Ore, keta te PD paskan qene te hurit e te litarit! Dhe ende vazhdojme te kemi besim te keta! Te jemi kaq leshko thua?

  • Hë si thoni,nga varfëria e ka bërë këtë krim ky demokrat,,,?
    Është bprë modë tank tç thuhet se nuk ka punë,e çtë bëjnë të shkretët” fukarenj”mbjelli kanabis,,,,,,!E beson njeri këtë,,,,? Me këtë sasi ky birbo i “dekriminalizimit”kërkon të bëhet me njëherë miliarder…
    Po ata Shaipëtarë që po mbjellin kanabis në Itali nga varfëria e kanë,,,,?
    Kështu u mboll kuptimi për demokracinë nga ai që qan çdo të enjte për këtë popull në parlament,si një liri ,kështu lirisjellësi Sali,na solli anarshinë,krimin e korfupdionin,vidh shatërro,vret me dy gishtat lart,,,
    Hajde bëju dermsn këtyrë krimbave që po mbajnë peng vëndin së bashku me aparatçikët e drejtësisë e ca plehrave të tjerë.MJERË KY POPULL MJERË TË PAFAJSHMIT SHQIPËTARË QË MBETËN PENG TË KRIMIT.

  • Tani nè kèto minuta do dalin ato zèdhènèsat e SHQUP dhe do “i tregojnè popullit me fakte” se po kapet vetèm droga veriore demokrate. Ajo jugore socialiste, vazhdon tè thahet dhe tè paketohet pèr gomonen e radhès.
    Kjo èshtè jo vetèm padrejtèsi por edhe raciste.
    Saimir Tahiri èshtè fajtori kryesor, edhe kur hashashin e mbjellim ne. E bèjmè sepse jemi mèsuar ashtu. E pra, ata qè e kanè bèrè kètè punè kahera, kanè tè drejtèn e vazhdimit tè biznesit dhe jo asgjesimin e bimès.
    Liri – demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *