Kanos italianin: Më jep 10 mijë euro ose do të të vras

Elton Tafaruci

Një i ri nga Korça është vënë në pranga pasi ka kanosur me jetë një qytetar italian me banim në Shqipëri. Korçari i identifikuar si Velson Qyrani, 25 vjeç, ka kanosur me telefonata dhe letra italianin me inicialet M. P.

Pas kërcënimeve italiani ka bërë denoncimin që ka përfunduar me arrestimin e tij. Ky person ka kanosur me telefonata (me numër të fshehtë) si edhe me letra kërcënuese, shtetasin italian M. P., duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej 10 000 Euro, në këmbim të jetës së tij.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të fundit, në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *