A është kjo prova se në Mars ka ekzistuar një qytetërim i lashtë?

Ornela

Ekspertët e kanalit “Paranormal Crucible” në YouTube, që hetojnë të gjitha anomalitë që ndodhin në Mars, pohojnë se kanë gjetur prova se në kohët e lashta në planetin e kuq ka ekzistuar një qytetërim.

Në një foto që mendohet se është marrë nga roboti “Curiosity” i NASA-s në sipërfaqen shkëmbore të Marsit, entuziastët pretendojnë se kanë zbuluar një objekt të çuditshëm, të ngjashëm me një unazë ose një byzylyk marsian që daton “qindra ose mijëra vjet më parë”.

“Kjo pajisje e mahnitshme është dëshmi e fortë se në të kaluarën në planetin e kuq ka pasur jetë. Kjo është një unazë ose ndoshta një byzylyk i vogël, që madje ka ngjyrë të artë”, thonë ekspertët.

Ndërkohë, gazeta britanike “Daily Star” konsideron se ky zbulim ushqen më tej teorinë e komplotit të NASA-s, që fsheh provat për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

 DITA

 

57eda0c6c461887a118b458e

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *