Kreu i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se i ka kërkuar ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe atij të Drejtësisë, Ylli Manjani, që të angazhohen në iniciativa që i hapin rrugë kontrollit 100% nga shoqëria civile të importit të mbetjeve.
Gjatë një dalje për mediat nga selia e Kuvendit, Meta tha se respekton shqetësimin e shoqërisë civile.
Meta: Sikurse ju keni ndjekur zt.Vasili në emër të grupit parlamentar të LSI-së në përgjigje të mosbesimit të një pjese të madhe të opinionit publik por edhe të përfaqësuesve të nderuar të shoqërisë civile, kërkoi që monitorimi i zbatimit të këtij ligji të monitorohet nga shoqëria civile.
Duke pasur bindjes se shoqëria civile ka mjaft kapacitete të afta dhe i ka të gjitha mundësitë për të verifikuar zbatimin me korrektësi ekstreme të këtij ligji mjaft sensivit.
Sot i kam kërkuar ministrit të Mjedisit zt.Koka dhe ministrit të Drejtësisë, zt. Manjani, që ky detyrim ligjor që u vendos në këtë ligj të shoqërohet edhe me iniciativa të tjera konkrete që realizojnë monitorimin 100% të ligjit nga shoqëria civile.

NDRYSHIMI I NJERIUT NGA KAFSHA ESHTE SE NJERIU ARRIN PAKE A SHUME TA NJOHE VEHTEN DHE POZICIONIN NE RAPORT ME TE TJERET TI LIKE FLORIRI NUK JE AS KAFSHE PO ZVARRANIK I PESHTIRE DHE GIOTINA ESHTE PAK!
Nuk sherbejne kontrollet ne kohen qe po jetojme z.Meta .
Koha jone ka parimin ., o Mete qekush per vete .