Sipas një studimi të publikuar së fundi nga sektori i Çashtjevet Shoqnuere në Partinë Demokratike, gjithnjë e më shumë vogëlushë shqiptarë po rriten nën udhëzimet e vazhdueshme të nënave të tyre për t’i ngjarë Enno Bozdos.
Gojët e Liga kanë mësuar se mbi 75% e nënave të pyetura nga anketuesit e studimit, do ta kishin ëndërr që djemtë e tyre, kur të rriteshin të kishin hijen, pamjen dhe savoir faire-n e Enno Bozdos.
Mostra e sondazhit është kryer mbi një grup modest prej 1.5 milionë nënash.
Sipas një nëne, Enno Bozdo ka fiks tiparet e një fëmije të përgjumur që rastësisht i kanë veshur një kostum të rrituri.
“Mendoj tim bir, të veshur si politikan dhe që flet politikançe si Enno Bozdo, dhe më bëhet zemra mal”, tha zonja e intervistuar, “kështu, vras dy zoçka me një guriçkë: Edhe fëmija im rritet dhe bën karrierë, por njëkohësisht edhe ngjan si fëmijë dhe zëre se nuk është rritur fare”.
“Madje, ndonjëherë më duket se Enno Bozdon e rrahin kur del pa mëngjes nga shtëpia. Sidomos kur merr një çehre të vrenjtur dhe të qejfmbetur. Kolopuçi i vogël, ca i mil cë ëstë”, shtoi ajo me llastim në distancë për Ennon.
Nënat e anketuara kanë pranuar se shpeshherë kanë vënë fëmijën e tyre të luajnë politikash në shkallët e pallatit, vetëm për të vëzhguar fshehtaz nëse fëmija i tyre kishte shanse për t’u enno-bozdizuar kur të rritej.
Por ajme, jo të gjitha kanë kodin e nevojshëm gjenetik për të pasur fëmijë me fytyrë të vockël rrumbullake dhe me buzë gjithnjë të mbledhura si i pakënaqur nga jeta.
Në këtë rast, mësojnë Gojët e Liga, të paktën 20% e nënave bëjnë kompromis që të paktën fëmija i tyre t’i ngjajë Niko Peleshit kur të rritet.
Nga ana tjetër, gati 80% e nënave që kanë vajza, thotë studimi, duan që ato kur të rriten t’i ngjajnë Elisa Spiropalit.
***
Shënim: Gojët e Liga, sado e pabesueshme t’ju duket, është rubrikë satirike

O goje e poshteeer, ju tregoj nje episod: Kur Ennno ishte nje here ne mbledhjen e kryesise se PD-se, vjen hizmeqari i shtepise se Bozdove te dera e Shqupit dhe thote: I kam sjelle buken Ennnnos!
Nuk eshte e vertet. Shumica e mamave shqiptare duan qe djali ti ngjaje Mul Nokes: Edhe kokebosh, edhe truri portokalle, edhe xhepi plot, edhe karriere politike, edhe me kusherinj ne UDB, ku rafsha mos u vrafsha
Kurse arixheshkat enderrojne qe cupat kur te jene 15 vjece ti ngjajne Gretes, 25 ti ngjajne Grides, 35 Lulit dhe 45 Jozefines. Per cunat nuk kane ndonje preference, mjafton mos te behen koqe kandari si Doktori.
Nuk duhen harruar dy N-te se i ka merak! Do me du duk si talion!
Po pse genjeni.kaq hapur,.ku jane te dhenat zyrtare te ketij sondazhi????
O Bujar eshte humoorrr ore hajdaaar
Mos e dhente zoti!Ky eshte njeriu me negativ qe kur ka dale ne skene e deri tani!Atij si ka thene njeri puna mbare,.!Ai ne menyren me te paturpeshme ka ngrene nga shoqeria dhe si ka dhene gje asaj.Ai se bashku me TRAPIN E PD Lulush Kastravecin,per 4 vjet skane bere asnje gje ne bashkine e Tiranes.Turp per ta dhe per ata qe e paskan votuar dhe i dashkan femijet trapa dhe qylaxhinj.
Une mendoje se djemet duhet t’i ngajne Strazimirit,per kaçurelat e bukura qe ka dhe te jene me pisqolle ne brez.Keshtu e kane zakon andej nga vednlinja e tij dhe mburren.
Po ketij b??q??? talleni ju ?
Ja dhe budalli tjeter
Ore eshte satire, ironi, hani pyka ju a jo
Ej pike e zeze