Federata e Inxhinierëve ka vlerësuar se kompanitë gjermane këtë vit do të kërkojnë 85.200 inxhinierë ndërsa vetëm 73.500 i kanë gjetur.
Nisma e Qeverisë në Berlin për digjitalizimin e industrisë gjermane ka rritur kërkesat për inxhinierë, ndërsa fakultetet nuk mund të plotësojnë numrin.
Tre vjet më parë qeveria në Berlin ka nisur projektin “Industrie 4.0”, i cili ka për qëllim digjitalizimin e proceseve të prodhimit në shtylla kryesore të industrisë gjermane.
Siç qëndrojnë gjërat tani, “Industrie 4.0” rezulton të jetë i suksesshëm. Sipas “Boston Consulting Group”, 64 për qind e kompanive gjermane nga sektori i industrisë së makinerive në dy vjetët e ardhshme do të digjitalizojnë prodhimin e tyre, në krahasim me 36 për qind të konkurrentëve amerikanë.
Gjigandët në industri, të tilla si “Robert Bosch” gjithnjë janë duke u bërë kompani të teknologjisë. Në mënyrë të veçantë, vetëm “Bosch” punëson më shumë se 5.000 inxhinierë për zhvillimin e softuerit.
Megjithatë, digjitalizimi i prodhimit është vetëm hapi i parë. Kompanitë më pas do të kërkojnë një ushtri të ekspertëve. E gjithë kjo kërkon ekspertë, dhe ata thjesht nuk janë të mjaftueshëm.
Federata e Inxhinierëve ka vlerësuar se kompanitë gjermane këtë vit do të kërkojnë 85.200 inxhinierë ndërsa vetëm 73.500 i kanë gjetur.
Megjithatë, në dhjetë vjetët e ardhshme kërkesa për profilin e ekspertëve do të jetë katër herë më e madhe se tani.
