VIDEO/ Biseda e STOP-it me personin që i kërkuan 18 mijë euro rryshfet

Dita

Prezantuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra ka sqaruar edhe njëherë historinë e marrjes së një ryshfeti prej 18 mijë euro për llogari të prokurorit Ardian Braho.

Gjatë emisionit “Stop” u publikua biseda e Kodrës me Gani Manollarin, të cilit i ishte bllokuar një transfertë bankare prej 150 mijë euro.

Manollari tregon për bisedën që ka pasur me oficerin e policisë gjyqësore, ku ndër të tjera i ka thënë se në prokurori punohet me përqindje në raste të tilla duke i kërkuar 20 mijë euro për zgjidhjen e problemit. “Fola me të më tha por nuk foli për shifra”, tregon Manollari për bisedën me Fatos Lushin.

Më tej në një bisedë tjetër me oficerin, kur ky i fundit ka qenë në prani të prokurorit Braho, biznesmeni Manollari tregon se:  “Më kanë thënë 20 mijë euro se këtu punohet me përqindje”.

Share This Article
1 Comment
  • Une jame vete ne nje situat te tille por e kam me nje shefe komisarjatit ne Tirane dhe me forta sepse une jam vete ne struketurat M P B mjere kujte I bie Halli me kta mostra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *