Titullar me Lazion, por De Biasi e lë jashtë listës

Dita

Thomas Strakosha nuk është grumbulluar nga trajneri De Biazi për ndeshjet kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës. Portieri i Lacios, që bëri debutimin në Serinë A në takimin kundër Milanit nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës.

Arsyeja e këtij vendimi nga ana e De Biazit lidhet me ndeshjen që Shqipëria U-21 ka kundër Izraelit më datë 10 tetor. Strakosha u grumbullua për ndeshjen ndaj Maqedonisë, të cilën Shqipëria e fitoi 2-1 në Shkodër.

Listën e plotë De Biasi do ta zbulojë ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *