Nëse kolesteroli në trupin tuaj është i lartë duhet të bëni shumë kujdes. Shkalla e kolesterolit, ose e yndyrave nuk duhet të kalojë mbi 200. Ju jeni në rrezik për hemorragji cerebrale, nëse testi për yndyrat tregon më tepër se 240.
Një nivel kolesteroli ndërmjet 200 dhe 239 ju vendos në një shkallë të lartë rreziku. Ulja e kolesterolit mund të reduktojë në masë rrezikun për hemorragji cerebrale. Kolesteroli mund të mbahet nën kontroll përmes dietës dhe aktivitetit fizik, e në raste të caktuara kërkohet edhe ndihma e medikamenteve. Gjithashtu të qenit i sëmurë me diabet shton riskun për hemorragji të trurit.
Kjo pasi depozitat e yndyrave mund të bllokojnë arteriet, të cilat transportojnë gjak nga zemra për në tru duke shfaqur edhe rrezikun e hemorragjisë dhe pasojave fatale për jetën, nëse ndihma mjekësorë nuk merret në kohë.
