1.6 milionë lekë janë vjedhur në një banesë në qytetin e Durrësit. Sipas policisë së qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4.
Pre e hajdutëve ka rënë një e moshuar. 63-vjeçarja Xh.Sh kishte dalë pasditen e djeshme dhe kur është kthyer në shtëpi ka vënë re derën e hapur. Më pas ka parë që brenda shtëpisë ishte bërë rrëmujë.
Hajdutët kishin gjetur lekët në dhomën e gjumit, ku ishin të fshehura dhe më pas janë larguar të qetë.
Policia deri tani nuk ka gjetur shenja gishtash, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
