VIDEO/Myftiu rrihet me këpucë live në TV

Ornela

Një myfti është rrahur me këpucë në një emision të drejtpërdrejtë televiziv në Egjipt nga një i ftuar tjetër në po të njëjtin emision.

Sherri shpërtheu pasi myftiu po deklaronte në studion televizive se mbajtja e shamisë nga gratë është me shume tradite kulturore e zonës sesa një detyrim fetar.

Kjo deklaratë nuk u mirëprit nga një avokat egjiptian, i cili ishte gjithashtu i ftuar ne studio.

Ai hoqi këpucën dhe u sul drejt myftiut duke e goditur. U desh ndërhyrja e kameramanëve dhe regjisorit për të qetësuar situatën. Videoja brenda pak orësh u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale dhe mediat e huaja.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *