Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane, Patrick Voller ka shprehur shqetësimin për luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetin në vend dhe për këtë ka adresuar gishtin ndaj qeverisë.
Duke folur në aktivitetin për Akademinë Politike të PD, Voller theksoi se zgjedhjet e vitit 2017 duhet të jenë të demokratike, pa persona me precedentë penalë në listat zgjedhore, duke i kërkuar Qeverisë që të punojë në këtë drejtim dhe të garantojë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Duke folur në emër të PPE, Patrick Voller u shpreh se shpreson që prej vitit 2017 vendi të drejtohet nga kryetari i PD Lulzim Basha.
Sipas Voeller, “Shqipëria do të ecë përpara vetëm nëse luftohet më mirë korrupsioni, vetëm nëse ngrihet një sistem drejtësie i pavarur dhe vetëm nëse punohet vetëm për shtetin e së drejtës. Mirëpo, në këto drejtime ne shohim shumë mangësi nga qeveria aktuale dhe shpresojmë që me zgjedhjet e 2017 do të kemi kthesën e nevojshme, dhe të kemi në krye të vendit dhe qeverisë z.Lulzim Basha”.
“Reforma Zgjedhore është një element shumë i rëndësishëm me qëllim që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk duam të kemi më kriminelë në lista dhe në këtë drejtim është pikërisht qeveria aktuale që duhet të bëjë punën më të madhe për ta ndrequr. E përsëris edhe njëherë, është detyra e qeverisë që të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta në vitin e ardhshëm”, – tha ai.
Mes të tjerash, ai përshëndeti kreun e opozitës, Lulzim Basha: ” Europa ka nevojë për ju. Ne jemi një skuadër dhe do tu mbështesim gjithmonë. Jemi krenarë për ju dhe kemi nevojë për ju, por mbi të gjitha është populli shqiptar ai që ka nevojë për ju dhe i ka shpresat tek ju. Le të shfrytëzojmë edhe fuqinë dhe energjinë e freskët që sjell rinia. Vetëm së bashku do të jemi të fortë”.

E BESONIM SE KESHTU DO TE FLISTE KY IPADITURI I PPE.SE NUK I VJEN MIRE TE DEGJOI E TE DIJE SE KUSH ESHTE LULI.ESHTE NJE VRASES NE BULEVARD,HAJDUT I 230 MIL. EUROVE,SHITES I DETIT GREKUT ME FIRMEN E TIJ,TE NDERTIMEVE PA LEJE GJITHKUND SIDOMOS NE TIRANE E VLORE.NJE SPIUN I UÇK,KU SHTEPIA E VERDHE NE BURREL U BE SINONIM I TIJ.QE ESHTE NJE SHEMBELLTYRE E SALIUT E NXENES I KEQ I TIJ QE VETEM ULURIN SI AI PER TE TREMBUR SORRAT.PO TJA DIJA ADRESEN..DO SHKRUAJA ME SHUME PER KETE EU QE NUK KA HABER PER PD,LULIN E SB
Me difto me ke rrin te te them se kush je.
Tashti ne,tue dite se kush asht Lulzim Basha,mos te vije keq qe dhe ti si Basha do e kesh narsihatin;
Civi e Bashes:
-Vodhi miljona Euro ne rrugen e kombit.
-Vrau 4 veta qe soditnin me duar ne xhepa me 21 janar 2011 diten per diell pa i pas askush borgj Bashes.
-E bani fakt te kryem pa u hedhur ne diskutim ne kuvend dhe pa u miratue nga kuvendi “faljen” e deti Grekut.Nuk mund ti ikte lajmeve te shtypit me za dhe figur duke kryer formalitetet me hedhje firmen nga dy palet dhe shterngim duarsh.
-Per kushtin e votimeve te lira e te ndershme.Kemi rastin ne zgjedhjen e Bashes per kryebashkin e Tiranes, qe fletet e votimit fluturonin nga nji zone drejte zones ne kutin e Bashes.Ku flet votimit dolen ma shume se votues.
Persa te lexova dhe persa komentova kam bindjen qe partite e BE gezojn dyshime te sikletshme per popujt.
Shkurt: Parti te korruptuara dhe kriminele.
Problemi eshte se PPE duhet te kuptoje qe po u perjashtuan kriminelet nga kjo parti fashiste, atehere ajo duhet shkrire perfundimisht, pasi kriminelet perbejne lenden e pare te saj qysh nga krijimi e deri me sot.