“Eja Bill, duhet të shkoj në shtëpi”… Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Ornela

Presidentit amerikan Barack Obama, i është dashur të presë disa minuta ish presidentin Bill Clinton, që ky të hipte në Air Force One për të fluturuar për në SHBA, pasi asistuan në funeralin e ish presidentit izraelit Shimon Peres, ditën e premte.

Obama gjendej në avion, ndërkohë që Clinton po bisedonte me Sekretarin e Shtetit John Kerry në pistë. Në video shihet se lideri amerikan duhet të ngrinte zërin për të tërhequr vëmendjen e Clintonit për shkak të zhurmës së motorëve të avionit.

Presidenti i kërkoi disa herë Clinton që të ngjitej në avion duke përsëritur “Ec Bill, ikim”, “Bill ikim do të të çojë në shtëpi”. “Ikim, duhet të shkoj në shtëpi”. Ish presidenti amerikan më në fund hyri në avion dhe u takua me të para udhëtimit të kthimit.

DITA

 

Share This Article
1 Comment
  • Billi ka kohe qe ka rrjedhur, hajde tani do ta kete bota edhe “Burrin e Pare” te Shtepise se Bardhe per kate apo me shume vite.
    Duhet t’i rikthejne Monika Levinskin ne Shtepine e Bardhe qe te behet ndonje pune, ne te kunderten kush e di, se cila punonjese e Shtepise se Bardhe e ka rradhen per gojore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *