“Madama Butterfly”, e Pucinit rikthehet në Skenën e Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Vepra nuk vjen për herë të parë për publikun shqiptar, por me plot risi.
Fluturës japoneze do ti japë zë shqiptarja Eva Golemi, ndërsa oficeri i flotës amerikane, Pinkerton do të “flasë” përmes zërit të tenorit italian Davide Sotgiu
Në provën gjenerale, zhvilluar mbrëmjen e së premtes, dy solistët dhanë shenja të qarta se do të jetë një shfaqje me emocione të forta
Eva Golemi, një ndër sopranot më të shquara të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ka qenë edhe më parë nën vellon e Madam Buterfly-dhe në çdo rast ka arritur të përcjellë emocionet e forta të dashurisë dhe fatit të hidhur të japonezes së bukur.
