Kukësi mposht 1-0 dhe parakalon në renditje Partizanin. Në “Zeqir Ymeri”, ndeshja kryesore e javës së pestë të Kategorisë Superiore u vendos nga një gol i Pero Pejiçit dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë.
Në një ndeshje përgjithësisht të ekuilibruar, vendasit ditën të shfrytëzojnë mundësitë e krijuara përballë një Partizani që e pati të vështirë të reagonte pas pësimit të golit.
Me këtë sukses verilindorët parakalojnë pikërisht kryeqytetasit në vendin e dytë me 9 pikë, 3 më pak se Skënderbeu kryesues që do të presë Vllazninë.
