Bajerni i Mynihut ka regjistruar barazimin e parë në javën e 6 të Bundesligës gjermane. Pas pesë fitoreve radhazi bavarezët e drejtuar nga tekniku italian Karlo Anceloti është ndalur në një barazim 11 me Këlnin e Mërgim Mavraj.
Skuadra gjermane e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mavraj, ka arritur t’i marrë një pikë kampionëve në ndeshjen e zhvilluar në “Alianz Arena”. Për Bajernin golin e shënoi Joshua Kimish në minutën e 40 të takimit, pas një asistimi nga spanjolli Bernat.
Ndërsa për miqtë golin e barazimit e shënoi Anthony Modeste në minutën e 64 të pjesës së dytë.
Deri në fund të ndeshjes, vendasit provuan disa herë të kalonin në avantazh por nuk ia arritën dot. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj luajti 90 minuta për Këlnin dhe bëri një paraqitje mjaftë të mirë. Pas këtij barazimi Bajerni vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 16 pikë, ndërsa Këlni ndodhet në vendin e katërt me 12 pikë.
Rezultatet e kampionatit gjerman
Bayern Munich 1 1 FC Cologne
Darmstadt 2 2 Werder Bremen
Freiburg 1 0 Eintracht Frankfurt
Hertha Berlin 2 0 Hamburger
SV Ingolstadt 1 2 Hoffenheim
