Libri “Master Plani i Putinit” argumenton qartë se Putini ka një strategji gjeopolitike për të shkatërruar Evropën, për të ndarë NATOn, për të rivendosur pushtetin e Rusisë dhe influencën e saj globale, thotë autori Douglas Schoen. Në një diskutim në Këshillin Atlantik këtu në Uashington DC, zoti Schoen dha një pasqyrë të strategjisë së ndjekur nga udhëheqësi rus në mungesë të një pozicionimi më të prerë nga Perëndimi.
Libri i ri i strategut demokrat Douglas Schoen, “Master Plani i Putinit” është një përpjekje për të shpjeguar strategjinë globale të Putinit që mund të çojë sipas tij në përçarjen e NATOs dhe potencialisht në një luftë me Perëndimin. Zoti Schoen thotë se dobësia që ndjen Putini brenda Rusisë, me gjendjen e rënduar ekonomike dhe pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje do ta bëjë atë edhe më ekspansionist në të ardhmen duke provuar ndoshta një inkursion në vendet balltike.
“Ideja se ai ishte në gjendje të ndryshonte për herë të parë kufijtë e Evropës qysh nga viti 1945, përmes inkursionit në Ukrainë, me pothuajse asnjë reagim nga amerikanët, përveç sanksioneve dhe me mungesën e armëve mbrojtëse të ukrainasve, është diçka që më shqetëson”, thotë ai. “A ka mundësi që Putini të verë në provë shtetet baltike me një inkursion për të mbrojtur popullatën rusishtfolëse në Estoni, për të parë çfarë përgjigje do të marrë nga Shtetet e Bashkuara apo nga NATO-ja, nëse do të ketë të tillë? Pyetja që shtroj në libër është sa e shpejtë do të jetë përgjigja nëse do të kishte të tillë”, thotë autori.
Perëndimi, argumenton autori, nuk ka strategji dhe plan për të konfrontuar Putinin, përveç sanksioneve të kufizuara ekonomike që kanë bërë shumë pak për të ndalur agresionin e Putin, i cili nga ana e tij po investon shumë në ushtri. “Rusët po përmirësojnë sistematikisht sistemin e tyre mbrojtës dhe arsenalin e tyre bërthamor ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përmirësuar këtë në 25 vjet, ndërkohë që kanë pakësuar shpenzimet e mbrojtjes”, thotë ai.
Zoti Schoen thotë se lëvizjet e Putinit janë të planifikuara mirë dhe paqëndrueshmëria në Siri i ka sjellë fitime Rusisë. “Përfitimi kolateral i Rusisë nga paqëndrueshmëria në Siri ka qënë kriza e refugjatëve e cila ka destabilizuar më tej Evropën dhe ka krijuar kaos”, argumenton autori. Ndërkohë, thotë autori, vende të ndryshme të Evropës japin përgjigje të ndryshme për krizën e imigracionit dhe ndërsa zonja Merkel po e rimendon qëndrimin e saj në prag të zgjedhjeve shtetërore. Të gjitha këto funksionojnë në të mirë të Rusisë. / VOA

Vladimir Putin mund ta kete kete plan por zbatimin e ketij plani po e ben realitet zonja hekurishte Merkel. Kjo me largpamesi e zgjuarsi i rrasi gadi 2 milion klandestine BE e sot mundohen ti ndajne neper shtete. A nuk eshte ky vertet zbatimi i planit per shkallmim te BE? Shpesh ate qe i zgjuari vetem e mendon, del budallai me pare dhe e realizon! Ka shkallmim me te math per BE se klandestinet te ftuar nga Merkel? Apo ja solli Putin edhe kete ” dhurate “!
BE vuan nga politika e vet e anarkise se shtire per demokraci!
Per kete merita me e vogel eshte e Presidentit rus.
Cdo të thotë ky luftënxitës , demokrat,Ky mendon se Putin është i çmëndur dhe do të sulmojë vëndet balltike .Pastaj ky pret që USA të kundërveprojë dhe praktikish Europa të shuhet nga lufta bërthamore .Dhe mendon se USA dalin fitimtarë mbi gërmadha.Delirant Nuk kuptoj se si mund të ketë njerëz normalë që të pranojnë ide të tilla që janë plotësisht fantazira të çmëndura të lobeve të caktuara.Për fat në Ushanigton drejtojnë njerëz normalë , me logjikë racionale.Rusia është Europë , ajo kërkon marrëdhënie komplekse me perëndimin pasi interesat e saj janë të lidhura me kontinentin e vjetër.Në se Europa nuk kupton se afrimi midis Rusisë dhe pjesës tjetër të Europës nuk thellohet , atëhere , po , atëhere mund të lindin rreziqe .Në se Rusia integrohet më shumë me Kinën , atëhere llogaritë e studjuesit janë shumë të ndërlikuara , jo vetëm në kuadrin europian , por edhe më gjërë , në kuadrin botëror , ku Usa do të humbasin gjithmonë e më shumë influencë .Kjo është mjaft e thjeshtë për tu kuptuar
Jam i sigurte qe heshtja e Amerikes nenkupton qe edhe Rusise i eshte gjetur ndonje”Sali” qe me vone do te kete meritat e nje “burri shteti” per te rezuar kete perandori qe eshte ne rizhvillim e siper!Shikoni kur te vdesi ndonje anetar i Birose politike Ruse e pasketaj te dali qe Putini eshte me semundje te pasherueshme(diabet)te futur ne gjak nga ndonje doktor si Saliu !Ndaj prisni e shikoni pasketaj mendon e sygjeroni!Amerika eshte siç ka theksuar dikur i madhi Lym Alla,si Dinamo qe e bonte shuren ne Dajt e te lagete ne Tiron edhe miqte e bojne shurren ne Washington e e lagin ne Moske Putinin e cilind qe eshte ne listen e zeze te tyre,sepse ne fund te fundit per kete punojne e kete quajne “dhimokrati”!