Në Shqipërine tonë sidomos të ketij tranzicioni rrumpallë po na dalin pambarim në krye mediokrit, njerëz qe s´janë kerkushi e s´dinë të bëjnë asgjë në profesionin e tyre. Prandaj dhe perëndimorët kanë mësuar nga pësimet e historisë së tyre dhe s´i lënë më të bëjnë xhap monstruozë të tillë qoftë edhe në përmasa të vogla të vesit të vjetër paranojak të tipit Nano. Ndoshta pas një kohe tranzitive të gjatë duke pësuar jo njëherë por disa herë ky popull do të duhet të di këtej e tutje se duhen lënë mënjanë partitë e « mëdha » apo te « vogla » qofshin vetëm të zgjedh/qimtoj ata që janë vërtetë të tillë dhe që meritojnë besim dhe të ardhmen tonë dhe të vendit. Përndryshe ka shumë gjasa që ne të bëjmë atë që do çuditet Evropa, do mebtemi vetëm si “dhia mes dhenve” !
Një politikë e re që sjell një mendësi të re në qeverisje e presim të gjithë ne që i kemi thënë vehtes ta sosim jetën në këtë vend por dhe ata që sot enden nëpër botë dhe një ditë do të kthehen dhe jetojnë në vendin e tyre mezi presin që dhe nga ky vend të dali një elitë drejtuesish që të ngjajë me vendet simotra fqinje dhe ta çoj vendin drejt një barazie dhe drejtësie të dukshme së pari dhe së dyti të sjelle zhvillimin se ky vend kaq i pasur me burime natyrore që i prishim vetë, pasi ato bëhen “prehë” e drejtuesëve batakçij, ndoshta me frustrimin e nyjes gordiane mes grekeve dhe serbeve, dhe vitet e fundit me nje ekonomi kryesisht informale, mund e duhet të marrë rrugën e zhvillimit dhe të stabilitetit ekonomik përndryshe do të endemi ende në rruge pa krye edhe nja 15-vjete të tjera.
Dhe degjuam këto ditë prape tragji-komikun Nano që bënte retorikë me vetvehten dhe rrekej të promovojë “te pamvarurit” por që kan qënë përjetësisht “të varurit e tij”, dhe përse jo se përderisa u katandis kështu ky vend me “dopio-6-tën-Berishë” si “produkt-i-Nanos dhe ai ka kurajon e na del para me nje semantikë e trajtë komike dhe na “ben moral” për ti dhënë kurajon “te pamvarurve-te-varur-prej-tij”, dhe rrekete t’a heq vehten ende’ si “politikan kalibri qe pas s’I erdhi historia”. Nano mbetet midis Al Capones dhe Eskobarit dhe në filozofine Makiavelist (qëllimi justifikon mjetin ». Qyfyre të mëdha po ka në këtë vend, ndoshta është fundi komik i tyre !
Opinion i nënshkruar: Mehmet Metaj

Epo nese ka njeri qe nuk duhet te perfshihet ose te degjohet me ne “politiken” e Shqiperise eshte ( pas S.B. ) Fatos Nano.
Eshte pikerisht ky pijanec ordiner , ky matrapaz ordiner , ky mashtues ordiner , ky bixhozçi ordiner , ky ‘tolerant’ politike ordiner , ky mashtrues ordiner qe nuk denoi tradhetaret e kombit Shqiptar dhe beri miljonere shume seksere te pashkolluar vetem per perfitime personale.
Per fajin e tij Shqiperia vuan akoma sot !!!
Shfaqja e figurave si F.N. & S.B. & I.M. ne televizione dhe gazeta si protogoniste tregon se sa e ndyre eshte politika dhe cili eshte niveli i shoqerise Shqiptare.