F1, Hamiltonin e tradhton motori; Red Bulli triumfon në Malajzi

Elton Tafaruci

Çmimi i Madh i Malajzisë e largon edhe më shumë britanikun Lewis Hamilton nga mbrojtja e titullit kampion. Piloti i Mercedesit u tradhtua nga motori i tij në xhiron e 41 të garës, atëherë kur po garonte i qetë në vend të parë, dhe e sheh edhe më larg vendin e parë të renditjes së përgjithshme për pilotë, që mbahet nga shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën në vendin e tretë.

Gara që u fitua nga Daniel Ricciardo, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës te Red Bull, Max Verstappen, nisi menjëherë me aksident për Rosberg, i cili u prek nga Sebastian Vettel në kthesën e parë. Ishte gjermani i Ferrarit ai që e pësoi më keq duke braktisur garën, ndërsa Rosberg rekuperoi duke kapur podiumin.

Me këtë rezultat, Rosberg e çon në 23 pikë diferencën me Lewis Hamilton, kur duhen edhe 5 gara nga përfundimi i Botërorit të Formulës 1.

Vetëm vendi i katërt për Kimi Raikkonen me Ferrari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *