Erdogan arreston vëllain e Gylen

Elton Tafaruci

Policia turke ka ndaluar vëllanë e Fetullah Gylen në qytetin Izmir, Kutbettin Gylen, i cili akuzohet për anëtarësim në organizat të armatosur terroriste.

Mediat në Turqi shkruajnë se ekipet e departamentit të antiterrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mësohet se kanë nisur punimet pas një informacioni të marrë se Kutbettin Gylen i cili në kuadër të hetimeve për FETÖ-n ndodhej në kërkim me akuzën “anëtarësim në organizatën e armatosur terroriste” ndodhej në shtëpinë e një të afërmi. Ndër të tjera bëhet e ditur se policia në një operacion të ndërmarrë ka ndaluar Kutbettin Gylen.

Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë ende procedurat ndaj tiji cili është dërguar në Drejtorinë e Departamentit të Antiterrorizmit.

Më parë ishte identifikuar se Kutbettin Gylen figuronte sikur punonte dhe kishte ndërprerë marrëdhëniet pas vendosjes për marrjen nën administrim të shtypshkronjës Çağlayan, që vepronte lidhur me holdingun Kaynak në rajonin Gaziemir të qytetit Izmir.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *