Vodhën dhe rrahën efektivin e policisë, arrestohet autori i dytë

Elton Tafaruci

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dytë të dyshuar për dhunimin e një efektivi të policisë me qëllim grabitjen.  Ngjarja ka ndodhur me 22 shtator tek Unaza e Re.

I arrestuari është Alltan Dafku, 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Dafku sëbashku me Alfonc Locin, i arrestuar nga policia, kanë tentuar t’i vjedhin portofolin në autobusin e linjës Kamëz-Tiranë, efektivit të policisë K.B.

Dy hajdutët e kanë goditur me grushta policin.

Në momentin e ngjarjes ai ka qenë civil. Polici 22 vjeçar mori lëndime për të cilat mori mjekim në spital.

Materialet Proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje”, “Vjedhje me dhunë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Dy të arrestuarit rezultojnë të dyshuar dhe për një sërë vjedhjesh të tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *