Shpresë për fëmijët me aftësi të kufizuara

anazapta

Qendra “Shpresë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar” në kuadër të sensibilizimit të shoqërisë dhe pushtetit vendor për integrimin e fëmijëve me probleme zhvillimi dhe aftësi të kufizuara në bashkëpunim me Fondacionin Vodafone Albania, organizuan ditën e hënë në qytetin e Fierit takimin me tematikë: “Sensibilizim, Ndërgjegjësim, Rehabilitim për Integrimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara”.

Të pranishëm në aktivitet ishin drejtues të qendrës “Shpresë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar”, Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva, përfaqësues të lartë të bashkisë Fier etj.

Aktualisht në Qendrën “Shpresë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar” zbatohet një nga projektet fituese të programit “Bota e Ndryshimit” e Fondacionit Vodafone Albania, “Fëmijët janë e ardhmja, le t’i bëjmë ata të ndihen të barabartë”, projekt i ideuar nga Elona Hysenaj. Përfituesit e këtij  projekti janë 32 fëmijë që frekuentojnë qendrën SHFAK, si dhe raste të tjera të identifikuara në komunitet.

Qendra “Shpresë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar” operon me statusin e një Organizate Jofitimprurëse dhe ofron shërbime psikosociale, ndërhyrje terapeutike, ulje të diskriminimit, sensibilizim të komunitetit dhe integrim të fëmijëve me Aftësi të Kufizuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *