Duket se do të ketë një “pazar” tjetër me taksapaguesit shqiptar. Janë katër kompani ndërkombëtare që kanë shfaqur interes për ndërtimin e rrjetit dixhital të televizionit publik shqiptar. Kompanitë që kanë dorëzuar dokumentacionin me ofertat e tyre pranë Ministrisë së Teknologjisë dhe Informacionit janë ndër më prestigjozet në mbarë botën. Kështu, në garë u paraqitën kompanie suedeze “Ericsson”, kompania japoneze “Nec”, kompania kineze “Huaëei” dhe ajo gjermane “Rohde&Schëarz”. Të katë kompanitë janë lider në fushën e teknologjisë dhe informacionit, fakt që sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë konfirmon seriozitetin dhe profesionalizmin ndaj procedurës së tenderimit. Ndërsa më pas, më 31 Maj do të lidhet kontrata me fituesin e tenderit, me vlerë 20 milionë euro, i cili duhet të marrë përsipër financimin, dizenjimin, instalimin, trajnimin dhe transferimin e rrjetit DVB-T2 në Republikën e Shqipërisë. Eshtë parashikuar që në muajin qershor të nisë konkretizimi i këtij projekti, pra kalimi i transmetimeve nga analoge në dixhitale. Të gjitha transmetimet audiovizuale do të kalojnë nga sistemi analog në atë dixhital brenda një periudhe 2 vjeçare. Në dokumentin strategjik të hartuar nga Ministria për Inovacionin, ndër të tjera vendoset si kusht thelbësor shfrytëzimi i infrastrukturës së TVSH-së me dy rrjete kombëtare për të gjithë operatorët vendorë e rajonalë. Realizimi i kësaj procedure është detyrë e qeverisë shqiptare për të gjitha televizionet si publike ashtu edhe private, pasi Shqipëria është bërë pjesë e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve dhe në vitin 2006 është pranuar vendimi i kësaj organizate për transmetimin në frekuenca dixhitale në të gjithë Europën brenda vitit 2015. Vendimi është miratuar dhe nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2007. Por se sa do të konkretizohet dixhitalizimi mbetet ende për tu parë, duke patur parasysh faktet e hidhura në vendimarrje të qeverisë këto vitet e fundit, e sidomos ditët e fundit parazgjedhore.

Nuk e di se kush do ta fitoje tenderin nga keto kater kompani me emer ne bote , me gjithse do te donja qe te ishte kompania Gjermane fituse , sepse ata jane me serioze dhe me afer nesh edhe ne fuasha te tjera , por cilado qofte kompania fituse , mua si pensionist me intereson qe te hiqet ai 100 lekshi i permuajshem qe paguajme si takse televizori ne faturen e dritave , sepse eshte bere ajo fature si fature taksash sidomos tashti qe do te shtohet edhe ajo e baneses apo e prones !?
Nuk e di se kush do ta fitoje tenderin nga keto kater kompani me emer ne bote , me gjithse do te donja qe te ishte kompania Gjermane fituse , sepse ata jane me serioze dhe me afer nesh edhe ne fuasha te tjera , por cilado qofte kompania fituse , mua si pensionist me intereson qe te hiqet ai 100 lekshi i permuajshem qe paguajme si takse televizori ne faturen e dritave , sepse eshte bere ajo fature si fature taksash sidomos tashti qe do te shtohet edhe ajo e baneses apo e prones !? E ne fund , nuk di per c’arsye na i nxjer ,redaksia , keto fytyrat e shpelara ;Berisha -Pollo apo per te na kujtuar se pa zhdukur ata nuk kane per tu zhdukur as taksat as fatkeqesite e ketij vendi !?
Nuk e di se kush do ta fitoje tenderin nga keto kater kompani me emer ne bote , me gjithse do te donja qe te ishte kompania Gjermane fituse , sepse ata jane me serioze dhe me afer nesh edhe ne fuasha te tjera , por cilado qofte kompania fituse, mua si pensionist me intereson qe te hiqet ai 100 lekshi i permuajshem qe paguajme si takse televizori ne faturen e dritave , sepse eshte bere ajo fature si fature taksash, sidomos tashti qe do te shtohet edhe ajo e baneses apo e prones !? E ne fund , nuk di per c’arsye na i nxjer ,redaksia , keto fytyrat e shpelara ;Berisha -Pollo apo per te na kujtuar se pa zhdukur ata nuk kane per tu zhdukur as taksat as fatkeqesite e ketij vendi !?