Gjykata e Tiranës vendos të shtyjë me 15 ditë në qeli masën e sigurisë për Robert Kullën, njërin prej 3 të arrestuarve për grabitjen e bankës në zonën e ish- Bllokut.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme për masën shtesë të sigurisë, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, masë shtesë për Robert Kullën.
Vendimi vjen pas skadimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor të vendosur më herët.
Robert Kulla sëbashku me Roland Litin dhe Alan Babametën akuzohen për grabitjen e bankës së ndodhur më 8 gusht të këtij viti me anë të hapjes së një tuneli në bodrumin e pallatit, nëpërmjet të cilit grabitën kasafortën me para.
Tre të arrestuarit kishin marrë me qera një lokal, të cilin nuk e kishin vënë në punë asnjëherë dhe nga i cili arritën të hapnin një vrimë në mur, duke depërtuar në ambientet e bankës.
