Kosova nderon shkrimtarin Dritëro Agolli

Ornela
Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

Në vizitën e tij të parë si President i Kosovës, Hashim Thaçi do të dekorojë shkrimtarin shqiptar, Dritero Agolli, për kontributin e tij në letërsinë shqipe si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.

Titullin Thaçi do t’ia dorëzojë shkrimtarit në shtëpinë e tij ku do të zhvillojë një vizitë pas përmbylljes së takimeve me krerët e shtetit.

Presidenti Thaçi do të dekorojë edhe personalite të tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *